Këto janë të dhënat që kanë për ju Facebook dhe Google

0

Kompanitë e mëdha të teknologjisë, Facebook dhe Google, janë në qendër të kritikave nga opinioni publik për shkak të shpërthimit të skandalit me një kompani që kishte përdorur të dhënat e përdoruesve të kompanive për të kuptuar sjelljet në relacion me votën të njerëzve në Amerikë dhe gjetiu

Gazeta britanike The Guardian ka përpiluar listën e të dhënave personale që këto kompani i kanë për të gjithë përdoruesit e saj. Të dhënat janë shokuese.

Natyrisht, asnjë përdorues nuk do të pajtohej që dikush tjetër të ketë të drejtë t’ua lëshojë kur të dojë mikrofonin dhe kamerën e pajisjes suaj. Por, kjo ndodh nga Facebook dhe Google. /Aktuale.mk/