Këto kategori në Shqipëri do të marrin kredi për shtëpi me 0% interes! Përfitues edhe studentët e Mjekësisë që…

ina-online
ina-online

02/08/2023

Punonjësit e administratës publike në Shqipëri do të mund të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes, pas skemës mbështetëse të miratuar nga qeveria.

Në fletoren zyrtare janë publikuar kriteret, ndërsa për vitin 2023 janë hapur vetëm 300 kuota.

Përfituesit e kredive me 0% interes janë tre kategori, punonjësit e sistemit shëndetësor publik, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ushtarakët e Forcave të Armatosura. Për secilën nga kategoritë janë të disponueshme 100 kuota.

Efektivët e policisë dhe ushtarakët e FA që të përfitojnë nga kredia është kusht që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile.

Sa i përket kritereve të tjera, që të marrin kredi me 0% interes, ata nuk duhet të kenë banesë në pronësi, ose banesa në të cilën jetojnë ka rrezik për shembje, rrezikojnë të mbesin të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, apo banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi. Po ashtu sipas VKM thuhet se policët Forcat e Armatosura do mund të marrin kredi edhe në rastet kur banesa ku banojnë prishte ose përjashtohet nga procesi i legalizimit, për shkak të investimeve publike.

Të njëjtat kritere vlejnë edhe për mjekët, ndërsa mund të aplikojnë vetëm ata që plotësojnë katër kushtet e vendosura nga qeveria. Konkretisht, mund të aplikojnë ata mjekë që janë punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar, mjekët që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit ose në zona rurale apo qendra sekondare apo terciare.

Po ashtu nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe studentët që kanë nënshkruar marrëveshjen e re përmes së cilës do t’i duhet të punojnë për 5 vite në Shqipëri.

VENDIMI

PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PËRGJITHSHME TË KREDIVE TË REJA PËR KATEGORITË PRIORITARE TË TË PUNËSUARVE PËRFITUES NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 janë 300, të cilat ndahen, si më poshtë vijon:

a) 100 për mjekët e sistemit shëndetësor publik;

b) 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit;

c) 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

2. Për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, përfituesit janë familjet e reja, të krijuara si rezultat i martesës së lidhur përpara nëpunësit të gjendjes civile, që përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në tabelën 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3.Për kategorinë e përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1,të këtij vendimi, përfituesit përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në tabelën 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, përzgjedhja e tyre do të realizohet sipas sistemit të pikëzimit, të përcaktuar nga vetë institucioni përfitues.

5. Punonjësit e administratës publike përfitues përfitojnë kredi me interes 0%.

6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

punetor

Demolli: Pas janarit vështirë se do të gjenden punëtorë me pagë 600 euro

albi

​“Albi Mall” tani edhe në Gjilan, projekt impresionues në vlerë 40 milionë euro

Duhani

Një akcizë 30% më e lartë në cigare do të shpëtojë 7000 jetë në vit dhe do të ketë 265 milionë euro shtesë në buxhet

kuvendi shqiperise incident rrahje

Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”, mbyllet seanca mes tymueseve dhe shpërthimeve

edi rama

Rama: Nëse Kosova e pranonte projektin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë

IMG_7012

“Ore lepurush ta heq gurmazin”, “luftë” në Kuvend ende pa nisur seanca, deputetët kërcënojnë gardën (VIDEO)

kuvendi shqiperise incident rrahje

Sot seanca për buxhetin, Garda në gatishmëri për shmangien e kaosit në Kuvend

ven

Nikollovski do të ndajë 87 marrëveshje për mbështetje për grant deri në 10.000 euro për kantinat e vogla familjare për verë

IMG_7008

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

INFO

NA NDIQ