Këto tri produkte qumështi dëmtojnë shëndetin pa kuptuar

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/03/2023

Shkatërrojnë florën e zorrëve dhe shtresojnë dhjamin në mënyrë të padukshme

Produktet e qumështit janë një burim i pasur i materieve ushqyese të rëndësishme, siç janë kalciumi dhe bakteret, të cilat janë shumë të dobishme për funksionimin e duhur të tretjes.Megjithatë, disa produkte qumështi nuk kanë një efekt të dobishëm në organizmin tonë, përkundrazi janë shumë të dëmshme.

Nutricionistët kanë përpiluar një listë të produkteve të qumështit të fermentuar që mund të dëmtojnë shëndetin tonë dhe që duhet t’i përjashtoni nga dieta juaj e përditshme.

1. Produktet e qumështit pa yndyrë

Edhe pse shumica i konsumojnë ato, sepse mendojnë se janë me pak kalori dhe të shëndetshme, produktet e qumështit me pak yndyrë janë në të vërtetë çdo gjë tjetër jo asht siç mendojnë ata. Fakti është se niseshteja shtohet në përbërjet e kosit të tillë për të arritur konsistencën e kërkuar, e cila është po aq kalorike sa karbohidratet.

Problemi qëndron në faktin se “qumështi” pa yndyrë nuk e ngop trupin, por, përkundrazi, stimulon oreksin duke rritur nivelin e sheqerit në gjak.

2. Ajka yndyrore

Ajka me përmbajtje yndyre 25-30 për qind është një nga ushqimet më të vështira për t’u tretur, pengon punën e pankreasit dhe mëlçisë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë plotësisht nga ky ushqim.

Për të shmangur problemet me tretjen dhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve gastrointestinale, mjafton vetëm të merrni atë me përmbajtje më të ulët yndyre – 10-15 për qind.

3. Jogurti me aditivë

Jogurtët me aditivë të ndryshëm nuk janë “qumësht” natyral, sepse përmbajnë shumë më tepër karbohidrate se çdo produkt tjetër qumështi i fermentuar.

Për shkak të aditivëve të panatyrshëm dhe sasisë së madhe të sheqerit, që pengon përthithjen e kalciumit, ato i përkasin më shumë ëmbëlsirave dhe jo produkteve të qumështit.

TË FUNDIT
58 minuta
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro
1 javë
Deputeti Shaqiri takoi komandant Dunavin në burgun e Idrizovës (FOTO)
2 javë
Mexhi jep lajmin e mirë: Kalojmë në veprim për Tetovën
2 javë
Moti sot me diell dhe i ngrohtë, deri 34 gradë
3 javë
Parashikimi i motit

ME TE LEXUARA

58 minuta
Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

LEXO MË SHUMË

Mickoski Mexhiti

Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

rijad shaqiri

Deputeti Shaqiri takoi komandant Dunavin në burgun e Idrizovës (FOTO)

izet mexhiti vlen

Mexhi jep lajmin e mirë: Kalojmë në veprim për Tetovën

moti sot

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, deri 34 gradë

moti sot

Parashikimi i motit

mickoski gir geer

Mickoski në takim me Geer: Qeveria do të vazhdojë bashkëpunimin me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta

afrona

“A më hala?” Si Blero e vuri në siklet Afronën, ja si u përgjigj ajo

mirlind daku

Rubin Kazan merr masa ndaj Mirlind Dakut

instagram

Instagram njofton veçorinë e re që do të shpërndahet te përdoruesit në mbarë botën

INFO

NA NDIQ