KËTU (NË TETOVË) BUJTI MBRETI ZOG…!

INA
INA

22/09/2023

Ismail Arsllani

Tetova, në fillim të shekullit XX, nga një kasaba orientale, në pjesë të ndryshme të saj kishte marrë kornizat arkitekturale të kohës moderne, që ishin kopje të standardeve urbanistike të kryeqendrave të Ballkanit dhe të Evropës.

Një prej objekteve bashkëkohore që shquhej me bukurinë e saj, me stilin e barokut, ndër të rrallët në qytetin rrëzë Sharrit, ka qenë edhe Pallati i Halim Beut, i cili ka mbijetuar furtunat e kohës dhe pas një shekulli nga ndërtimi i tij, qëndron kryelartë në pjesën qendrore të qytetit (atëherë, kur ishte ndërtuar, ka qenë në periferi).

Këtë objekt luksoz e ka ndërtuar vetë Halim bej Deralla, i biri i Mehmet Pashë Derallës, ministrit të parë shqiptar të Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, pas pavarësimit të Shqipërisë, më 28 Nëntor të vitit 1912. Halim bej Deralla ka pasur pozita të rëndësishme në hierarkinë shtetërore monarkiste jugosllave, por, njëherësh, edhe në strukturat ligjvënëse të Shqipërisë monarkiste, si dhe ka qenë mik i ngushtë i Mbretit Zog.

Në Tetovën e atëhershme, me shumicë shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të Monarkisë jugosllave, Halim Beu fitoi votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (SKS), me seli në Beograd. Sipas disa të dhënave, Halim bej Deralla, i cili kishte lindur në vitin 1879, në fshatin Gradec, rrëzë Sharrit, ndërmjet Tetovës dhe Gostivarit, për këtë pallat kishte investuar mjete të mëdha financiare. Andaj, te tetovarët, për këtë objekt reprezentativ e tepër të bukur për kohën, ishte ngulitur gjerësisht emërtimi tashmë i njohur si “Pallati i Halim Beut”.

Në atë pallat, kishte bujtur edhe mbreti Ahmet Zogu, me suitën e tij, gjatë një kalimi të tij nëpër Tetovë, në vitin 1924. Halim Beu e ka pritur mikun, ashtu siç i takonte një shqiptari. Sipas fjalëve të familjarëve të tij, Halim Beu e kishte përcjellë Ahmet Zogun, duke ua bashkangjitur formacioneve të tij edhe disa trima të Tetovës, të cilët e kanë përcjellë deri në Tiranë, më 24 dhjetor të vitit 1924. Ervin Pilku, njëri nga pinjollët e familjes Deralla, i cili jeton në SHBA, shpjegon përpjekjet e pasuksesshme dhe frustruese të familjes Deralla, të nipave dhe mbesave të Halim Derallës, për të marrë ligjërisht pronësinë e shtëpisë së Halim bej Derallës, që është ndërtuar në vitin 1922. Shtëpia ka një oborr prej 2.800 metrash katrorë, që përshkruhet qartë në dokumentin origjinal të datës 27 Janar 1922. Halim Deralla e ndërtoi shtëpinë pasi u kthye në Tetovë
në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ku ishte dhe deputet nga Tetova në Beograd.
Një pjesë e familjes jetoi aty deri në prill të vitit 1944, kur vendosi të largohet në Tiranë.
Ky pallat aktualisht është në kompleksin e Spitalit Klinik të Tetovës dhe vite më parë ishte shndërruar në një repart për të retarduar psikik. Trashëgimtarët e familjes Deralla një kohë kërkonin që ky objekt të shndërrohet në një muze kombëtar. /I.A/

Foto:
1-2. Pallati i Halim Bej Derallës në Tetovë
3. Halim bej Deralla, djathtas, me mikun e tij, mbretin Ahmet Zogu, në Tetovë

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bekim fehmiu

FAHRI MUSLIU: Bekimi është një vlerë e madhe kombëtare, nuk i meriton paragjykimet dhe injorimin institucional!

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Në SHF “Johan Hajnrih-Pestaloci” sot do të hapet libri i zisë

Samanta gjeci

Mediat italiane jehonë vajzës shqiptare: Të gjitha lëndët me nota 10 për dy vite radhazi

Hitler

Shkatërroni Jugosllavinë sa më shpejt, çka shkruhet në Direktivën e Hitlerit të bleu Serbia

Screenshot_2023-12-01-08-59-16-459_com.facebook.katana-edit

Mbi gjysëm shekulli në Amerikë / Familja Rexhepi kthehet në Çegran për ti shkolluar fëmijët në vendlindje

reshat ameti

Piktori Reshat Ameti shpërblehet me çmim artistik në Doha të Katarit

Screenshot_2023-11-30-15-34-15-574_com.facebook.katana-edit

“Në shumicën e 8000 shtëpive që kishte Athina në vitin 1831, flitej shqip”, shprehet akademikja e guximshme greke

kisinger

Ndërroi jetë diplomati i njohur amerikan, Henry Kissinger

Ministria-Arsimit

MASH: Me pakon e re antikrizë mbështetje prej 16.3 milionë euro për nxënësit dhe studentët deri në fund të vitit shkollor

INFO

NA NDIQ