KF Bashkimi 1947 krenar me talentin e tij! Aldrin Pajaziti po stërvitet në Akademinë “La Masia” në Barcelonë

Picture of Ina Online
Ina Online

31/10/2025

KF Bashkimi 1947 / FC Bashkimi 1947 ka njoftuar se talenti i tyre Aldrin Pajaziti, mesfushori i gjeneratës 2009, nga 29 tetori deri më 2 nëntor po qëndron në Akademinë e Barcelonës Barça Clinic 2025.

“Prania e tij në “La Masia” paraqet një ëndërr e bërë realitet, pasi në këtë Akademi janë formuar yjet e mëdhenj si: Messi, Iniesta, Xavi e të tjerë. Nga Bashkimi thonë se ftesa e Aldrinit në Barcelonë është krenari edhe për ta.

Ja postimi i klubit kumanovar:

-Futbollisti ynë i talentuar, Aldrin Pajaziti, mesfushori i gjeneratës 2009, pas përfundimit të kampit zyrtar të FC Barcelona që u mbajt në Shkup, është përzgjedhur dhe ftuar nga Akademia e futbollit e FC Barcelona për të marrë pjesë në Barça Clinic 2025.

Ky program prestigjioz përfshin seanca stërvitore në “La Masia”, akademinë legjendare të katalanasve, ligjërata teorike dhe vëzhgim profesional nga trajnerët e Barcelonës — një mundësi unike për çdo talent të ri që ëndërron futbollin elitar.

Prania e tij në “La Masia” nga 29 tetori deri më 2 nëntor 2025 është një ëndërr e bërë realitet, në vendin ku janë formuar yje të mëdhenj si Lionel Messi, Xavi Hernández, Andrés Iniesta dhe Lamine Yamal. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Aldrinin dhe një krenari e madhe për klubin tonë, që dëshmon se përkushtimi, puna e ndershme dhe pasioni për futbollin hapin dyert e botës së madhe. Urime Aldrinit — vazhdo të na bësh krenarë!

TË FUNDIT

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

FOTO/Dafina Zeqiri surpizohet nga bashkëshorti, i dhuron makinë “Rolls Royce” me vlerë rreth gjysmë milioni euro

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

Ilas Veseli zgjidhet kryetar i ri i Këshillit Komunal të Sarajit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË