KF ‘Bashkimi’ nga Kumanova gati për garat në ligën e tretë

Publiku shqiptarë në Kumanovë mezi po e pret fillimin e sezonit të ri futbollistik. Klubi futbollistik ’Bashkimi’, i cili ka një histori të bujshme do të garoj në ligën e tretë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ky lajm ka gëzuar tej mase drejtuesit e KF Bashkimit dhe gjithë Kumanovën, të cilët shpresojnë se më një administrim të mirë nga udhëheqësia aktuale skuadrën e tyre të zemrës sërish mund ta shohin në mesin e skuadrave më të mira në vend.

Kujtojmë se sezoni i garave në ligën e tretë dhe ligat tjera do të fillojnë më 4 shtator. (INA)