KF Gostivari në bisedime për transferimin e dy yjeve Nani dhe Balotelli

Picture of Ina Online
Ina Online

09/06/2024

Edhe përkundër shpenzimeve të shumta gjatë edicionit të kaluar, klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, KF Gostivari nuk arriti të bëjë “boom” në elitën e futbollit vendor.

Kjo ka bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të fillojnë ndërtimin e një skuadre konkurruese për edicionin e ri, duke i dhënë shumë ngjyrë kampionatit maqedonas, por edhe një reklamë të bujshme, kjo pasi në rradhët e tyre planifikojnë të sjellin dy super yje të futbollit botëror.

Siç mëson ekskluzivisht “infOSport.mk”, drejtuesit e KF Gostivarit tashmë kanë hyrë në bisedime me dyshen Luis Nani dhe Mario Balotelli.

Që të dy kanë lënë gjurmë në futbollin europian, ndërsa transferimi i tyre eventual, pa dyshim se do të rriste nivelin e kampionatit maqedonas, por njëkohësisht edhe vetë klubin e Gostivarit, skuadër kjo që udhëhiqet nga investitor turq.

Transferimi i tyre te KF Gostivari, sipas burimeve, do të ndodhte vetëm nëse kjo dyshe nuk do të gjente ndonjë skuadër në Europë, teksa që të dy së fundmi ishin pjesë e kampionatit turk, edhe atë duke luajtur te e njëjta skuadër, Adana Demirspor.

TË FUNDIT

Pse askush nuk i qëndron pranë Luana Vjollcës në palestër?

Kasami: Punohet për shkrirjen e VLEN-it në parti politike

Mallkimet e Heronjve

SIKUR TË FLISNIN MAJMUNËT

5 të arrestuar për ryshfet në bujqësi! Prokuroria zbulon skemën me 50,000 € në IPARD

I morën 700 mijë për 80 mijë denarë borgj, policia arreston babë e bir në Kavadar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË