KFOR: Ruajmë praninë e përhershme në urën mbi lumin Ibër

Picture of INA
INA

11/09/2024

Forcat paqeruajtëse të NATO-s e bënë të qartë se vendimi për hapjen e urës mbi Lumin Ibër në Mitrovicë duhet të ndodhë vetëm përmes procesit të dialogut dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar. Përmes një video mesazhi, zëdhënësi i KFOR-it Koloneli Salvatore Mascoli, theskoi, se KFOR-i, do të mbajë praninë e tij të përhershme në urë. “Për sa i përket çështjes së mundësisë së hapjes së Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe i qëndrueshëm gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim të duhur e efektiv me komunitetin ndërkombëtar.

KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, tha zëdhënësi i KFOR-it. “Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë. Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjatë dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, tha zëdhënësi Mascoli.
Kurti në pjesën veriore të Mitrovicës

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili një ditë më parë vizitoi pjesën veriore të Mitrovicës, ku theksoi, se qeveria e tij është e gatshme për hapjen e urës së Ibrit, por shtoi se “janë duke pritur miratimin e KFOR-it dhe Quint-it.” “Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete, sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, deklaroi Kurti./DW

TË FUNDIT
3 orë
Gjykata e Hagës nuk i dha leje Jakup Krasniqit të merrte pjesë në varrimin e vëllait
5 orë
Më në fund shpërblehet puna e Esat Shalës, për 20 vjet mblodhi mijëra materiale të luftës
1 ditë
Kurti i kërkon NATO-s të kthejë zonën tokësore të sigurisë: Serbia mbetet agresive
1 ditë
Haradinaj: Është i mallkuar ai që i ndihmon Albin Kurtit të mbetet kryeministër
1 ditë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes shqiptare që u bë dorë e zgjatur për shumë gra (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Shtatë të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë–Prishtinë
1 ditë
Tre të vdekur në rrugën Gjilan-Prishtinë, vetura përfundoi në Liqenin e Badovcit

LEXO MË SHUMË

Jakup Krasniqi

Gjykata e Hagës nuk i dha leje Jakup Krasniqit të merrte pjesë në varrimin e vëllait

esat shala

Më në fund shpërblehet puna e Esat Shalës, për 20 vjet mblodhi mijëra materiale të luftës

Kurti OKB Keshilli i Sigurimit

Kurti i kërkon NATO-s të kthejë zonën tokësore të sigurisë: Serbia mbetet agresive

kurti-haradinaj

Haradinaj: Është i mallkuar ai që i ndihmon Albin Kurtit të mbetet kryeministër

vildana goga

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes shqiptare që u bë dorë e zgjatur për shumë gra (VIDEO)

policia kosoves

Tre të vdekur në rrugën Gjilan-Prishtinë, vetura përfundoi në Liqenin e Badovcit

policia kosoves

Shtatë të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë–Prishtinë

abdulla-hoti

Hoti: Kurti po izolon Kosovën, Ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet me aleatët

Kurti

Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s

INFO

NA NDIQ