Khabibi pas fitores: Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit

0

Kampioni i botës në UFC, Khabib Nuramagomedov pas fitores kundër Justin Gaethje ka paralajmëruar tërheqjen nga ky sport.

“Kjo ishte ndeshja ime e parë që vij pa babain tim. Kjo do të thotë që është ndeshja e fundit që unë do të luftoj. Unë nuk jam i interesuar më për këtë, kjo ndeshje ka qenë për babain tim. Faleminderit trajner, kjo është ndeshja e fundit në UFC”, u shprehë Khabibi.