Orhidea Latifi apo siç njihet për publikun Kida, është njëra ndër artistet më simpatike të estradës, shkruan Gazeta Blic.
Që nga fillimi i karrierës ka arritur të mbledh një numër të madh të fansave me origjinalitetin dhe pozitivitetin që ka përcjellë. Rrjeteve sociale poashtu nuk i mungon, ajo publikon imazhe të llojllojshme dhe mjaft atraktive. Në këto të fundit me këtë grim profesional, pamja e saj ju lë shumë për të dëshiruar.
Kujtojmë që këngëtarja Latifi është pjesë e grupit “On Records”, që në fillimet e saj ku ka realizuar hite të shumta dhe mjaft të pëlqyera.
Projektin e fundit që ka publikuar është “Kce”, që ka marrë mbi 3 milionë klikime. /GazetaBlic./