FOTO/Kidnapimi i nipit të Boshkovskit: E kanë kidnapuar për ta paguar heroinën që e kishte vjedhur

INA
INA

8 Shtator, 2023

Pas një procedure hetimore, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër dy personave, njëri prej të cilëve akuzohet për vepër penale – Kidnapim nga neni 141 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1, kryer në bashkëveprim, ndërsa i dyti akuzohet për vepër penale të ndihmës në veprimin e krimit. Për të njëjtën ngjarje ndaj një personi tjetër është pezulluar përkohësisht procedura deri në gjetjen dhe arrestimin e të njejtit, shkruan PaCensure.

Më 3 mars, në rrugën “Hristo Tatarçev”, i akuzuari i parë, së bashku me personin në arrati dhe persona të tjerë të panjohur, kanë rrëmbyer një person duke e kërcënuar se do t’i marrin jetën. Synimi i tyre ishte që të paguante viktima lëndën narkotike të vjedhur më parë – heroinë në masën 4 kilogramë.

Personi i dytë i përfshirë në aktakuzë i ka ndihmuar me dashje, duke i vënë në dispozicion mjetin për kryerjen e veprës penale – veturën “Volvo V40” me shenja të Shkupit.

Me automjet të pandehurit pa dëshirën e tij e kanë çuar viktimën në vend të panjohur. Në ditët në vijim, përmes mesazheve në aplikacione celulare nga dërgues të panjohur, familjarë dhe njerëz të afërt të viktimës morën mesazhe ku kërkonin pagesën e mjeteve për heroinen e vjedhur.

Për të mbuluar gjurmët, në Draçevë është djegur vetura me të cilën është kryer krimi dhe në të cilën është parë viktima për herë të fundit.

Prokurori publik me ngritjen e aktakuzës propozoi vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin e parë, ndërsa për ndihmësin masat e paracaktuara të sigurimit të zëvendësohen me masën e arrestit shtëpiak./Pa Censurë

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: BDI do ta mbështes ligjin për amnisti

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

caji-600x360

Keqpërdorën të dhënat e mjekëve për të shitur çaj, një kompani dhe një person nga Maqedonia rrezikojnë të dënohen me gati 7.000 euro

kuvendi parlamenti

Skandali në Onkologji, Kuvendi miratoi propozimin për formimin e Komisionit Anketues

krenar lloga

Ministri i Drejtësisë, Lloga dorëzoi në Qeveri propozim-Ligjin për falje

administrata-600x360-1

Ligjet për të punësuarit në sektorin publik dhe nëpunësit në administratë në procedurë qeveritare, do të miratohen me flamur evropian

INFO

NA NDIQ