Kiev: Ushtria ukrainase zmbrapsi sulmet ruse në Donjeck dhe Lugansk

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se 9 sulme të ushtrisë ruse në Donenjeck dhe Lugansk u zmbrapsën nga ushtria ukrainase në 24 orët e fundit.

Në deklaratën e Presidencës, duke u theksuar se sulmet ajrore të Rusisë janë shtuar në rajonet ku vazhdon lufta në lindje të vendit, u përdor shprehja: “Armiku nuk i ndal aktivitetet sulmuese në Rajonin Operativ Lindor.”

Gjithashtu thuhet se kërcënimet për sulme ajrore dhe artilerie kundër vendbanimeve ukrainase nga kufijtë e Bjellorusisë kanë vazhduar dhe është raportuar se mjete shtesë speciale të inteligjencës janë vendosur në zonën kufitare në anën bjelloruse.

Në deklaratën, e cila përfshinte informacionin se ushtria ruse kreu sulme ajrore kundër rajoneve Sumi dhe Çernihiv në verilindje të Ukrainës, theksohej se në Zaporizhia u hap zjarr ndaj trupave ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi 9 sulme të kryera nga Rusia ditën e fundit në Donjeck dhe Lugansk u zmbrapsën nga Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe nënvizoi se ushtarët ukrainas shkatërruan 5 tanke, 10 automjete të blinduara, 2 automjete dhe 4 sisteme artilerie që i përkisnin rusëve.
Në deklaratën e publikuar bëhet e ditur se dy raketa të lëshuara nga ushtria ruse u rrëzuan gjithashtu në Donbas dhe avionët luftarakë ukrainas shkatërruan 10 pika ushtarake që i përkisnin rusëve.

Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm raportoi se ushtria ruse deri më tani ka humbur 29 mijë e 50 ushtarë, ndër të cilët 200 ushtarë të vdekur në 24 orët e fundit.
Në faqen zyrtare të Presidencës është publikuar një deklaratë me shkrim në lidhje me humbjet e pësuar nga ushtria ruse nga data 24 shkurt deri më 22 maj.

Në deklaratë thuhet se ushtria ruse ka humbur 29 mijë e 50 ushtarë, përfshirë 200 ushtarë të vdekur në 24 orët e fundit, 204 avionë rusë, 170 helikopterë, 1.285 tanke, 3 mijë e 141 automjete të blinduara, 599 topa artilerie, 201 raketahedhëse dhe u shkatërruan 93 sisteme të mbrojtjes ajrore.

Gjithashtu, u shkatërruan 2 mijë e 194 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta dhe 470 mjete ajrore pa pilot të forcave ruse.