Kilian Mbape nuk fshihet: Mund të bëj më shumë, në Bilbao preka fundin

Picture of INA
INA

23/12/2024

Kilian Mbape ka qenë shumë i lumtur që viti u mbyll në mënyrën më të mirë me Real Madrid, që mundi sot 4-2 Seviljen, me sulmuesin francez protagonist me një gol.

“Kemi luajtur shumë mirë; Jemi përmirësuar shumë muajt e fundit. Ishte e vështirë, sepse të luash kundër Seviljes është gjithmonë e tillë. Pas udhëtimit në Katar ishim pak të lodhur, por dhamë gjithçka në pjesën e parë, duke luajtur shumë mirë që në fillim, duke shkelur në fushën e kundërshtarit, duke parë drejt sulmit dhe duke shënuar shumë. Ndjej se tifozët madrilenë ishin të kënaqur me ndeshjen e sotme dhe po ashtu edhe ne.

Po njihemi më mirë. Ardhja ime ndryshoi shumë gjëra në ekip, por përshtatja, siç tha trajneri, ka përfunduar. Ndihem shumë mirë dhe mund ta shihni në fushë që e kuptoj më mirë veten me pjesën tjetër. Dhe ne të gjithë tashmë po luajmë shumë më mirë.

14 gola? Mund të bëj shumë më tepër. E di që kam shumë më tepër futboll në këmbë sesa po tregoj. Por, siç thashë edhe më parë, jam përmirësuar në ndeshjet e fundit. Bilbao më bëri mirë., sepse atje preka fundin; humba atë penallti… Kuptova se duhej të jepja gjithçka për këtë fanellë. Të luaj me personalitet”, pranoi sulmuesi francez pa ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

TË FUNDIT

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit

Taravari lajmërohet nga Uashingtoni

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË