Kim Jong Un rritje të prodhimit të raketave

INA
INA

14 Gusht, 2023

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar “rritje drastike” të prodhimit të raketave gjatë vizitave të tij në fabrikat e armëve, pak ditë para se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut t’i nisin ushtrimet e përbashkëta ushtarake. Kim i vizitoi fabrikat, pak pasi kishte bërë thirrje për përshpejtimin e përgatitjeve për luftë gjatë një takimi të rëndësishëm me ushtrinë javën e kaluar.

Kim e theksoi nevojën “për të siguruar rritjen e prodhimit të predhave, po ashtu”. Ushtria e Koresë së Veriut duhet ta ketë një “forcë dërrmuese ushtarake” dhe të jetë “plotësisht e përgatitur për ta përballuar çfarëdo luftë në çfarëdo momenti” kundër armikut, ka thënë Kim, duke shtuar se ushtria e tij duhet “patjetër t’i asgjësojnë ata, nëse ata bëjnë ndonjë sulm”. Liderët nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do ta mbajnë një samit trepalësh të premten në Uashington, pasi synojnë ta forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut. /alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biden-zelensky

Ukraina dhe SHBA do të fillojnë prodhimin e përbashkët të armëve

Zelenski

Zelensky kthehet nga SHBA me “325 milionë” dollarë

tanku

Ukraina merr dhjetë tanke suedeze Stridsvagn 122

escobar eskobar gabriel

​Escobar: Nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie të Miroslav Lajçak

biden-zelensky

Çfarë përfshin paketa e ndihmës e ShBA-së për Ukrainën?

zaporizhzhia-centrali-ukraine-berthamor-1

Ukraina dëmton mbrojtjen ajrore në Krime

Armenia Azerbejxhan-Nagorno-Karabakh

Azerbajxhani dhe udhëheqja e Karabakut bisedojnë për “integrimin”

kiev-naten

Shtatë të plagosur pas sulmit rus në Kiev

GRURI

Polonia do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjes së grurit

INFO

NA NDIQ