Kim Mehmeti: Edi Rama më mire ndjehet me Vuçiqin, se me liderët shqiptarë nga Maqedonia (Video)

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/01/2023

Analisti dhe shkrimtari i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti, në një intervistë për gazetën LAJM, ka komentuar takimin e fundit të liderëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që u zhvillua ditë më parë në Tiranë. Mehmeti thotë se ky takim është organizuar për ta ndihmuar BDI-në dhe “për të treguar kinse Tirana zyrtare angazhohet edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”.

“Kur t’i analizoni këto gjëra duhet të niseni nga ajo se, partitë politike në Maqedoni, posaçërisht ato shqiptare janë si kompani fitimprurëse. Sa herë që ndjehen të rrezikuar, posaçërisht BDI-ja vrapojnë diku që t’i konsolidojnë radhët. Shpeshëherë ndodh që edhe partitë maqedonase qeveritare e kërkojnë këtë ndihmë nga Tirana. Të pritni nga kryeministri i Shqipërisë që të bëj ndonjë të mirë për shqiptarët është njësoj sikur të pritni prej ndonjë kryetari partie maqedonase. Ai më mirë ndjehet kur shkon në Beograd takohet me Vuçiqin, sesa kur takohet me liderët shqiptarë. Kjo kishte për qëllim që ta forcoj BDI-në, LSDM-së t’i garantojë që nuk do të rrezikohet koalicioni qeverisës edhe normalisht i ftuan atje që të fotografohen, që ne këtu shqiptarët të themi që ja Tirana angazhohet për ne dhe pas veprimeve të politikanëve tanë qëndron Tirana”, tha Kim Mehmeti për gazetën LAJM.

Në këtë intervistë, Kim Mehmeti, ka komentuar edhe zhvillimet në BDI dhe pozitën e opozitës shqiptare. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

TË FUNDIT

“Vera po vjen” – Rozana shfaqet në Instagram me një selfie bardh e zi

Prishtina fiton Kupën e Kosovës

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Xherdan Shaqiri nuk mendon dy herë, shtang selektorin e Zvicrës

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË