Kim Mehmeti: Pasi e plaçkitën popullin, hajdutët e ’Rilindjes’ e vjedhin njëri tjetrin!

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/01/2023

Mediat e Shqipërisë raportojnë për pastruesen që zonjës së shtëpisë ku ka shërbyer ia ka vjedhur me qindra mijë euro. Ndërkohë del se e dëmtuar është një hajdute e rangut të ulët në taborin e hajnave të ‘Rilindjes’’ dhe si e tillë nuk e ka ditur se kur e plaçkitin hajdutin, ai nuk ankohet por vetëm ua ndërron vendin parave të vjedhura. Pra nuk ka vepruar ashtu si shumë hajna të tjerë nga vëllazëria e saj hajdutësh.

E në të vërtet i gjithë ky rrëfim hajdutërie shpërfaq atë që dihet: se Shqipëria kalbet, se ajo është bërë mëmëdhe i hajdutëve dhe i kriminelëve të ‘Rilindjes’ dhe si e tillë, ajo është e ‘papërdorshme’ për popullin që jeton aty dhe e ‘padobishme’ për shqiptarët që jetojnë jashtë saj.

Një Shqipëri e tillë pra mund të jetë e mira e hajdutëve, por fatkeqësi për të rinjtë e saj dhe për Kosovën e sotme që përballet me beteja të vështira politike lidhur me pavarësinë e saj. Për këtë Kosovë ku me ardhjen e VV në pushtet u ngjallë shpresa se do bëhet shtet që do u takojë qytetarëve, e jo pushtetarëve.

E cila shpresë nga dita në ditë zbehet edhe shkaku se edhe pushtetarët e sotëm u treguan të pandjeshëm ndaj popullit të varfër, por shumë të kujdesshëm, për shembull, ndaj akademikëve që kanë vetëm një parim shkencorë: të majmen në grazhdin e shtetit e t’i shërbejnë qeverisë që ua mbush atë grazhd.

Pra shumë të kujdesshëm ndaj akademikëve që shkrimet e tyre të rrafshit gazetaresk duan t’i shpallin si punime shkencore të ASHAK-së, ndaj atyre që mbase pa dashje e mbajnë gjallë mendësinë antishqiptare serbe se Kosova nuk është djep i atdhetarisë dhe patriotizmit shqiptar, por fole e ‘bandave akademike’ dhe e ‘islamit politik’, i cili e rrezikon Evropën dhe nga i cili rrezik, përpos Serbisë, atë e mbrojnë edhe disa akademikë shqiptarë.

Por megjithatë, nuk mund të thuhet se Tirana zyrtare nuk bënë asgjë për shqiptarët që jetojnë jashtë mëmëdheut. Posaçërisht kur dihet se Kryeministri i Shqipërisë i ftoi në Tiranë kryesuesit e partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë, e të cilat prej moti janë vetëm kompani fitimprurëse për tenderokratët e tyre.

Ku ta dish, mbase ky takim kishte vetëm një qëllim: t’u dëshmojë ‘Rilindësve’ të majtë maqedonas të LSDM-së se Tirana e Piktorit kurrë nuk do i tradhtojë ata dhe degën e tyre shqiptare të quajtur BDI. Dhe nuk është e pamundur që gjatë këtij takimi, Kryeministri i Shqipërisë t’i ketë udhëzuar hajnat e partive shqiptare të Maqedonisë të mos i përsërisin gabimet e hajdutëve të ‘Rilindjes’ së tij dhe të kenë kujdes ku i fshehin parat e vjedhura. (Kim Mehmeti)

TË FUNDIT
9 minuta
Qoku: Sa më e dobët BDI-ja, aq më të fortë shqiptarët
31 minuta
Loja s’ka fund! Fronti Europian, përmes Arbër Ademit: Nuk e pranojmë rezultatin në zonën 6
32 minuta
Sela: Nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit
1 orë
“Dallëndyshja e kujtesës", rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës
2 orë
Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet

ME TE LEXUARA

2 ditë
Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer
1 ditë
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak – Në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
7 orë
Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”
1 ditë
Arrestohet kumanovari në Tetovë, ka tentuar ta sulmojë gruan e tij
13 orë
Ngjarje e rëndë në Drenas: Burri rrah partneren e tij, ajo duke ikur goditet nga një veturë
9 minuta
Qoku: Sa më e dobët BDI-ja, aq më të fortë shqiptarët
1 ditë
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
10 orë
VLEN në qeveri/Alternativa kryeparlamentarin dhe një zv/kryeminstër
2 ditë
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

LEXO MË SHUMË

Bekim Qoku

Qoku: Sa më e dobët BDI-ja, aq më të fortë shqiptarët

arber ademi

Loja s’ka fund! Fronti Europian, përmes Arbër Ademit: Nuk e pranojmë rezultatin në zonën 6

ziadin sela

Sela: Nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit

emin azemi

“Dallëndyshja e kujtesës”, rikthehet në Tetovën e Nexhat Pustinës

adnan azizi

Azizi: VLEN nga sot ka plus një deputet

VLEN FRONTI

VLEN i merr një deputet Frontit në njësinë 6

fronti evropian

Fronti Evropian ruan deputetin e katërt në njësinë e 5-të zgjedhore

spiunim-bullgari-nato

Kosova, zyrtarisht në agjendën e AP të NATO-s

okb

Maqedonia e Veriut në mesin e 38 vendeve bashkësponsor për rezolutën e gjenocidit në Srebrenicë

INFO

NA NDIQ