Kim Mehmeti prap flet për referendumin!

0

“Sa na përket neve shqiptarëve të Maqedonisë, fushata pro Referendumit për ndryshimin e emrit të vendit, ngjan nga pakë e pakuptimtë dhe qesharake: na bindin të jemi pro NATO’s dhe pro BE-së, neve që ‘natyrshëm’ jemi populli më proamerikanë dhe më proevropianë në Ballkan. Madje shkaku i këtij përcaktimi tonë aq të theksuar, jemi të urryer nga një pjesë e madhe e serbëve dhe maqedonasve etnik. Andaj duhet pasur kujdes sepse – në një Maqedoni që është bërë ‘Kazablankë’ e Ballkanit, ku përballen interesat dhe shërbimet e të fortëve të kësaj bote – fushata e para Referendumit, mund të merr përmasat e ’garës’ mes shqiptarëve properëndimorë dhe maqedonasve që kanë mbetur pezull mes ndjenjave të tyre proruse dhe atyre proevropjane! Me çka do thellohej edhe më shumë ndasia shqiptaro-maqedonase.

Ku ta dish, ndoshta kjo fushatë do kishte më shumë kuptim nëse maqedonasit do i përgjigjeshin pyetjes logjike, që e përcakton ‘mbiemrin’ e të ardhmes së tyre: Maqedonia Veriore e nënkupton ekzistencën e ‘Maqedonisë Jugore’ dhe andaj, nëse këta këtej do jenë verioromaqedonasit, e ata atje diku jugoromaqedonasit, atëherë cilët janë maqedonasit e vërtetë, me gjuhën e tyre maqedonase!? E ne shqiptarët, do duhej t’i shpjegonim vetvetes si do silleshim, nëse faktori ndërkombëtarë, do promovonte standarde të dyfishta: do lejonte ndryshimin e kufijve to Kosovës, vetëm hatri i një ‘autobusi’ serbësh, e do i betononte kufijtë shqiptaro-shqiptarë, në emër të ruajtjes së paqes në Ballkan?! Pra duhet t’i përgjigjemi pyetjes, të cilës i ikin politikat tanë: pse na ngarkohet kjo përgjegjësi e madhe – të jemi përgjegjësit dhe mbrojtësit e vetëm të stabilitetit ballkanik!”, shkruan në faqen e tij të FB, shkrimtari Kim Mehmeti.

Komentet

komentet