Kimete Berisha sfidon hoxhë Mazllamin: Dil cullak, për ta kuptuar rëndësinë e arnave!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Prill, 2023

Edhe publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj hoxhës Mazllam Mazllami, i cili në mënyrë degraduese e fyese ndaj flamurit të mbarë kombit shqiptar, u shfaq duke përdhosur atë.

Berisha në një postim në Facebook ironizoi keq me hoxhën duke thënë se “u bë për hajmali!”.

Krahas kësaj, ajo iu kundërpërgjigj hoxhës Mazllami, kur tha se flamuri është leckë (basme).

“Ani provo e deshi e dil cullak, për ta kuptuar rëndësinë e arnave… se basma e mbulon ‘turpin’ dhe shëmtinë në rastin tuaj, prandaj e sheh që roli i basmës në jetën e njeriut është më i madh se sa që mendon ti.

Pa flamurin kombëtar ne s’jemi pastaj shqiptarë, e musliman mund të jesh edhe nëse je rus a kinez”, shkroi ndër të tjera Berisha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Hoxha u bë për hajmali!

Hoxha MM e deshifroi materialin e flamurit kombëtar.

Tha që flamuri është basmë, prandaj nuk ka vlerë.

Të ishte flamuri i dukatit, tjetër muhabet.

Edhe teshat që i ka veshur hoxha janë arna, beze, sipas tij ‘pa vlerë’…

ani provo e deshi e dil cullak, për ta kuptuar rëndësinë e arnave…

se basma e mbulon ‘turpin’ dhe shëmtinë në rastin tuaj, prandaj e sheh që roli i basmës në jetën e njeriut është më i madh se sa që mendon ti.

Pa flamurin kombëtar ne s’jemi pastaj shqiptarë, e musliman mund të jesh edhe nëse je rus a kinez.

A po kupton?

Shqiptar lind e mysliman bëhesh, sipas bindjes.

Nganjëherë beson më pak, nganjëherë më shumë, nganjëherë e harron Zotin krejt, nganjëherë vozit mercedes të falun, ama shqiptar mbetesh në të gjitha rastet.

Nuk varet prej teje a je a s’je shqiptar!

Nuk mund të thuash: Po konvertohem valla në një komb tjetër, o bajat.

Mendimi i lirë është, por ama veç mendimi i mençur mbijeton, këto përshtypjet me shqiponjën si zog që hoxha e përqesh zogun anipse është krijesë e Zotit, këto i merr era.

Prandaj, lëreni hoxhën të thotë çfarë të dojë.

Nuk arrestohet njeriu veç pse nuk i pëlqen ‘zogu i zi i printuar në beze të kuqe’.

Nëse logjikon si hoxha MM, edhe Librat e Shenjtë janë ‘letra’.

Ama janë letra të shenjta, sepse e mbulojnë dyshimin e njeriut, pasigurinë, vetminë kozmike, pyetjet pa përgjigje…

P.S. Grahi ti mercedesit, e shuj.

Edhe mercedesi është teneqe, ama teneqe për merak!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

svecla pamjet rrahja

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

blinken

Situata në veri, Blinkeni tregon nëse do të ketë rritje të trupave në Bondsteel

albin-kurti-vjosa-osmani

Mediumi serb: Kush janë partnerët perëndimor që po i japin përkrahje Kurtit?

vucic vjosa osmani

Vjosa Osmani e refuzoi, Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

kurti-hovenier

Hovenier takohet me Kurtin: Po mendojmë si ta inkurajojmë Kosovën ta bëjë atë që duhet

kurti

​Kurti s’lëshon pe, nuk pranon që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat në zyra paralele

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

vosja osmani

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi (FOTO)

INFO

NA NDIQ