Kina dhuron pajisje mbrojtëse në vlerë prej 250 mijë eurove

0

Në kazermën në Gjorqe Petrov sot do të dorëzohet një donacion me pajisje mjekësore mbrojtëse nga Republika Popullore e Kinës

Donacioni është në vlerë prej rreth 250.000 euro dhe përbëhet nga 62.000 maska ​​mbrojtëse, 4.200 syze mbrojtëse, 3.000 ballike, 6.000 kostume dhe komplete mbrojtëse, doreza, pompa infuzioni, termometra elektrikë dhe dy sete helmetash termale.

Në pranim-dorëzimin e donacionit është paralajmëruar prania e prania e sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq dhe ambasadorit kinez Zhang Zhuo.

Ngjarja, siç informohet nga Ministria e Mbrojtjes, do të organizohet në përputhje me rekomandimet për ruajtjen e distancës së sigurt dhe mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse.