Kina ka prodhuar një telefon celular përmes të cilit mund të parkoni një makinë

Picture of INA
INA

25/09/2023

Kompania kineze Nio ka prezantuar smartfonin e saj të parë, i cili është specifik në disa opsione që janë të destinuara për pronarët e makinave të tyre elektrike. Kështu, Nio Phone mund të përdoret si çelës makine, por përmes telefonit pronari mund të urdhërojë makinën të parkojë vetë, pra të vijë nga një parking aty ku është pronari. Ky opsion është i disponueshëm vetëm në tregun kinez dhe mund të përdoret në hapësira të kufizuara dhe me shpejtësi të ulët.

Telefoni i ri ka deri në 30 funksione që janë specifike vetëm për makinat e tyre. Kompania kineze shpreson që pajisjet e tyre të fillojnë një trend të ri në industri dhe se shumë nga konkurrentët e tyre do të mësojnë nga risitë e tyre në tregun e smartfonëve.

Ky telefon funksionon në Android 13 dhe ka një ekran OLED të lakuar 6.8 inç dhe mundësohet nga një çip Snapdragon 8 Gen2. Ka tre kamera në anën e pasme – një sensor kryesor 50 MP me stabilizim optik, një sensor ultra të gjerë 50 MP dhe një sensor telefoto 50 MP. Kapaciteti i baterisë është 5200 mAh, dhe gjithashtu mbështet karikimin e shpejtë 66 W.

U prezantuan tre versione të telefonit: 12 GB RAM dhe 512 GB, pra 1 TB hapësirë, dhe versioni premium me 16 GB RAM dhe 1 TB hapësirë ​​ruajtëse, dhe çmimet do të variojnë nga rreth 900 dollarë deri në 1030 dollarë. Telefonat do të jenë të disponueshëm vetëm në tregun kinez dhe do të dalin në shitje nga fundi i këtij muaji.

TË FUNDIT
1 ditë
Po kërkoni një makinë të përdorur deri 10.000 €? Këto modele janë zgjidhja më e mirë
2 ditë
Zhyti botën në ‘black-out’, çfarë është CrowdStrike dhe si u shkaktua ndërprerja globale në sistemin IT
3 ditë
Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore
4 ditë
Elon Musk do të mbështesë fushatën e Trumpit me mbi 41 milionë euro në muaj
1 javë
Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Po kërkoni një makinë të përdorur deri 10.000 €? Këto modele janë zgjidhja më e mirë

LEXO MË SHUMË

vetura golf import

Po kërkoni një makinë të përdorur deri 10.000 €? Këto modele janë zgjidhja më e mirë

haker

Zhyti botën në ‘black-out’, çfarë është CrowdStrike dhe si u shkaktua ndërprerja globale në sistemin IT

otwarcie-txt-uslugami-w-hakera

Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore

Trump Musk

Elon Musk do të mbështesë fushatën e Trumpit me mbi 41 milionë euro në muaj

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit

auto_donald-trump-oval-office1550229304

“Nuk kanë turp!” Trump për Zuckerberg: Nëse bëhem president, do ta dërgoj në burg për një kohë të gjatë

chat-gpt

“ChatGPT” vjen në një pjesë të automjeteve të gjigantit gjerman

wi-fi ruter

Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

Whatsappi do t’ua mundësojë të flisni me njerëz në gjuhë të huaja

INFO

NA NDIQ