Kirby: Qëndrimi i administratës ndaj rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar

INA
INA

05/01/2024

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby i tha Zërit të Amerikës, se qasja e Uashingtonit ndaj Evropës e rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar.

Këto komente Kirky, i bëri në përgjigje të një pyetje si reagim, mbi një artikull redaksional të gazetës ‘Washington Post’, ku thuhet se presidenti Biden ndoqi politikën e “mbështetjes së presidentit autoritar serb Aleksandar Vuçiq në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia”.
“Ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim”, thotë “Washington Post”.

Kirby nuk bëri komente të mëtejshme.
Kohët e fundit, pas zgjedhjeve të parakohshme, Serbia është përfshirë nga një valë protestash të opozitës, e cila akuzon qeverinë për parregullsi masive dhe manipulime në procesin e 17 dhjetorit.

Në artikullin redaksional të ‘Washington Post-it” thuhet se Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq “akuzuan perëndimin për protestat” dhe i quajtën ato “një përpjekje për të rrëzuar qeverinë” .

“Duke nxitur pakënaqësi kundër Perëndimit e duke u rreshtuar me Moskën, Vuçiq fiton pikë para grupeve nacionaliste, ndërsa kundërshtarët e tij demokratë, i etiketon si shërbëtorë të interesave të huaja”, vazhdon më tej editoriali.
‘Washington Post’ thotë se Vuçiq në takime private i siguron vazhdimisht zyrtarët perëndimorë se ai “po bën përpjekjet më të mira të mundshme që kombi i tij ‘i pabindur’ të jetë pjesë e Bashkimin Evropian dhe se ai është partneri i tyre, i vetëm dhe i besueshëm”.

Sipas ‘Washington Post-it’ administrata Biden e bazoi politikën e saj tek garancitë që Vuçiq u ka dhënë privatisht.

“Edhe pse disa kriza të rrezikshme gjatë vitit të kaluar në Kosovën fqinje kanë pasur gjurmë gishtash serbe, Shtetet e Bashkuara kanë shmangur fajësimin e qartë të njërës palë, duke preferuar të bëjnë thirrje për qetësi”, thekson artikulli. /VoA/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Biden

Biden shpreson për një pauzë të luftimeve në Gazë gjatë Ramazanit

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

Sot takimi për dinarin në Bruksel, Kosova përfaqësohet nga zyrtarë të BQK-së

IMG_9321

VIDEO/Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet

policia-haracine

Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit / 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë nga vëllau i tij

policia-mk

Vrasje në Bllacë, krisma armësh

Pasaporta_Radhe_Prolet-780x470 (1)

Mërgimtarët “vërshojnë” sportelet e MPB-së, paguajn trefish për pasaportat

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

albin

Kurti i reagon kryeministres serbe: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo ‘Kosova e Metohija’

INFO

NA NDIQ