“Kishim shumë plane bashkë”, vëllai i Liridona Ademajt kujton motrën e tij në njëmujorin e vrasjes së saj

INA
INA

30/12/2023

Janë bërë një muaj prej kur Liridona Ademaj u vra në Prishtinë, vrasjes e së cilës dyshohet se e ka porositur bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

E të shtunën mbrëma vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka bërë një postim prekës në Facebook, ku ka shkruar se viti 2023 do të mbetet vit i kobshëm për gjithë familjen.

Ai ka thënë se vetëm shpresa për drejtësi po i mban gjallë.

“Ka kaluar një muaj që kur se është vrarë Liridona jonë. Kishim shumë plane bashkë… Këto ditë i gjetëm në shtëpi balonat që i pati ble me ia festu djalit ditëlindjen. Do t’i ruajmë ashtu siç e ruajmë çdo kujtim”.

“Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm që na e mori Liridonën dhe vetëm shpresa për drejtësi po na mban gjallë”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Ai më tej ka falënderuar mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët të cilët janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e këtij krimi.

“Ka pasur raste kur jemi lënduar rëndë nga diskutimet dhe raportimet që janë bërë rreth rastit, me informacione të pasakta. Ne shpresojmë që rastet e Liridonës dhe grave tjera të vrara të trajtohen me ndjeshmëri dhe kujdes më të madh”.

“Ne do të vazhdojmë të avokojmë për drejtësi për Liridonën”, ka përfunduar Leonard Ademaj.

Ndryshe, lidhur me vrasjen e Liridonës janë arrestuar katër persona, mes tyre edhe Naim Murseli, të cilët ndodhen nën masën e paraburgimit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

INFO

NA NDIQ