Kishte ndërruar identitet, shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Aeroportin e Gjenevës! Ja për çfarë kërkohej

Picture of INA
INA

14/02/2025

Një shtetas 30-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, që dyshohet se është udhëheqës i një grupi mafioz të drogës që vepron në të gjithë Evropën, u arrestua në Aeroportin e Gjenevës më 29 janar, pas çka është ekstraduar në Austri, njoftoi portali zviceran Blick.ch.

Sipas autoriteteve hetuese austriake, ai kërkohej me urdhër-arresti nga Europa që nga viti 2022, si i dyshuar për organizimin e kontrabandës së të paktën katër kilogramëve heroinë dhe 1.5 kilogramëve met kristal.

Zyra e prokurorit publik të Linz-it e konsideron personin në fjalë si një anëtar kyç në rrjetin rajonal të shpërndarjes së drogës.

Shtetasi i Maqedonisë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte nisur me avion nga Prishtina, ndërsa kishte dokumente të reja sepse kishte ndërruar emrin në Maqedoni. Por autoritetet kufitare zvicerane arritën ta identifikonin atë si person në kërkim.

“Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë (30), i cili po udhëtonte nga Prishtina. Ai besohet të jetë kreu i një mafie droge që vepron në të gjithë Evropën. Prokuroria në Linz të Austrisë e akuzon burrin se ndër të tjera, qëndron pas kontrabandës së katër kilogramëve heroinë dhe 1.5 kilogramëve kristal met. Kjo është arsyeja pse 30-vjeçari është në kërkim me urdhër-arresti të BE-së që nga viti 2022”, shkruan media zvicerane, duke cituar burime policore.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1076940044200566/?ref=embed_video

TË FUNDIT

Protesta në Koçan, tubim në Shkup! Qeveria thirrje: Të mos pengohet hetimi me thirrje për destabilizim

Pesë orë takim mes ShBA-së dhe Ukrainës në Riad, Zelensky: Puna e delegacioneve vazhdon

Livia për Eglin: Po luan me informacione nga jashtë…

Jozi thyen çelësin brenda kutisë së emergjencës – zgjedh Loredanën për të kaluar 24 orë në suitën luksoze (VIDEO)

Kapet kamioni me 90 kg drogë në Itali, arrestohet shqiptari dhe rumuni

Kapiteni Rrahmani: Fitore historike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË