Kissingeri, Jugosllavia dhe ‘seljački rokenroll’

INA
INA

01/12/2023

shkruan: Daut Dauti

Henry Kissinger, i cili vdiq dje, me siguri ka qenë ndër personalitet më të mbivlerësuara që njeh historia. Ai u bë i famshëm me ‘shuttle diplomacy’ të tij në negociatat e SHBA-ve me Kinën dhe iniciativat për paqe në Lindjen e Mesme. Por, Kissinger kurrë nuk u lirua nga skema e ideve të Luftës së Ftoftë.

Ai ka qenë ndër personalitet e rralla amerikane që e kritikoi presidentin Clinton për intervenimin ushtarak në Kosovë. Ai konsideronte se pavarësia e Kosovës shkakton destabilizim të Ballkanit. Serbia për te ka qenë e kulturuar dhe e parrezikshme për Evropën dhe ai e injoronte faktin e fuqisë dhe ndikimt rus.

Millosheviqin e quajti ‘thug’ (halabak), por jo kriminel lufte. Nëse kishte probleme në Ballkan, ai thoshte se kjo ishte punë e Evropës e jo e SHBA-ve. Qëllimi i tij ka qenë në ruajtjen e gjendjes ekzistuese (të destabilzuar) në Lindjen e Mesme dhe në mbajtjen e Kinës nën kontroll.

Sot është edhe përvjetori i formimit të Jugosllavisë, e cila ka qenë krijesë e shtetit më të çuditshëm që si ide lindi në Korfuz më 1917. Fillimisht si shtet SKS (serb-kroat-slloven) e më vonë si Jugosllavi. Pra, ishte shtet që mëtonte t’i vendoste nën një kulm sllavët e jugut, siç bënë me dije edhe emri i shtetit – Jugosllavi. Por, ky shtet kishte një problem serioz për shkak se në vend të tretë sipas numrit të banorëve ishin shqiptarët. Nëse shqiptarëve iu shtohet numri i hungarezëve, gjermanëve, rumunëve dhe tjerëve, atëherë ky grup ka qenë i dyti sipas madhësisë kurse sllavët tjerë, kroatët, sllovenët, maqedonët, rreshtoheshin në vendin e tretë e më poshtë. Nuk kishte logjikë mbijetimi i një shteti që e mohonte ekzistimin e josllavëve në pozitën e dytë, pas serbëve që ushtronin hegjemoni.

Jugosllavi e Dytë, ajo e Titos, u mundua ta zbuste këtë pakuptimësi duke proklamuar barazi të kombeve e kombësive (termi kombësi ka qenë zbulim i jugosllavëve). Edhepse Jugosllavia e Titos i përzuri gjermanët, në vendin e dytë sërish mbetën josllavët.

Sarajeva vërtetë ka qenë qendër kulturore. Aty takohej Lindja me Perëndimin, boshnjakët, kroatët dhe serbët, e nga kjo edhe myslimanët, katolikët dhe ortodoksët apo trashëgimia politike e kulturore otomane me atë austro-hungareze. Ky diversitet ka krijuar një kulturë që deri diku i përgjigjej realitetit ekzistues dhe qëllimit politik të Jugosllavisë.

Në vitet e 60-ta, në Sarajevë dukej që erdhi ndikimi nga Perëndimi që shihej edhe përmes rock n rollit. U formuan shumë grupe ku printe Bijelo Dugme. Rock n roll u formua në SHBA dhe Britani, si rezultat i ndryshimeve që solli pas lufta dhe zhvillimi industrial. Prandaj, ky zhanër i muzikës në Perëndim trajtonte tema nga probmematikat sociale, politike, kulturore, arsimore etj., por në Jugosllavi ishte ndryshe.

Në vitin 1974 kritiku kroat i muzikës, Dražen Vrdoljak, duke i bërë recension albumit “Kad bi’ bio bjelo dugme”, e përdori termin “pastirski rok” që në shqip përkthehet si “roku pastorial” apo “roku i çobanëve” e që në Jugosllavi, në formë të ironisë u quajt edhe “Seljački rokenroll” (rokenroll i katundarëve). Ky ishte emërtim i drejtë për shkak se tema e këngëve të ‘Bijelo Dugmes’ dhe grupeve tjera ishin me motive nga fshati – rurale, e jo urbane – industriale sikur në Perëndim. Grupet e Sarajevës dhe më vonë të gjitha tjerat i këndonin fshatit, kodrave, fushave, gjelbërimit, deleve, kuajve … Por, në Jugosllavi ky zhanër muzikor pati pëlqim të madh për shkak se popullsia ishte rurale – fshatare. Ky është një shembull që tregon se qyteti në Jugosllavi ka qenë gjysmë rural e gjysmë urban. Një përzierje që më shumë ka qenë pallankë e Konstantinoviqit që ka mbetur në gjysmë të rrugës për të arritur te qyteti evropian.

Një fakt tjetër i çuditshëm është se viteve të fundity ky lloj rokenrolli në vendet e ish Jugosllavisë është duke përjetuar një rilindje. Pra, sërish kemi të bëjmë me përzierjen e urbanes me ruralen që këto vende ende nuk e kanë tejkaluar. Ka gjasa të kthehet edhe politika e Kissingerit, por Jugosllavia ka vdekur përgjithmonë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nexhat

Ndryshimi duhet edhe në ekonomi

enkel demi

Për “sharlatanët” tanë që dalin në media dhe peticionin e intelektualëve

Xhelal Zejneli

Luftërat Ballkanike – Krimet Serbe ndaj shqiptarëve

sadri-ramabaja1

Lidhja në unison e të ardhmes së Shkupit dhe Mitrovicës

Latif Arifi

Po me Arbenitën ç’patët?

vebi xhemaili

Më ngadalë pak me zotri Taravarin

Kimete-Berisha

Imami që e ka privatizuar ahiretin dhe tregtia me trishtimin!

xheladin zeneli

Ata shqiptarë që udhëtojnë me ‘Air Serbia’, në mënyrë indirekte përkrahin aktet luftënxitëse të Serbisë kundër Kosovës !

kongresi i berlinit

Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit

INFO

NA NDIQ