Kjo është fituesja e çmimit Nobel në letërsi

Annie Ernaux, shkrimtarja franceze, librat thellësisht personalë të së cilës kanë vënë në dukje incidentet nga jeta e asaj vetë, përfshirë një abort ilegal në vitet 1960 dhe një marrëdhënie jashtë martese shumë pasionante, fitoi çmimin Nobel në letërsi për vitin 2022.

Mats Malm, sekretari i përhershëm i Komitetit të Nobelit e shpalli vendimin në një konferencë për shtyp në Stokholm duke thënë se ajo u shpall fituese “për kurajën dhe mprehtësinë klinike me të cilën zbulon rrënjët, ngatërresat dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale.”

“U befasova shumë…” i tha ajo televizionit suedez SVT. “Nuk pata menduar kurrë se kjo do të ishte në panoramën time si shkrimtare. Është përgjegjësi e madhe të dëshmosh, jo doemos në termat e shkrimit tim, por të dëshmosh me saktësi dhe drejtësi në raport me botën.”

Ernaux ka shkruar më parë se të shkruarit është një akt politik që shërben para së gjithash për të hapur sytë tanë ndaj pabarazisë shoqërore. “Për këtë qëllim ajo e përdor gjuhën si thikë, siç e quan ajo, për të ccarë vellon e imagjinatës,” shkroi akademia.

Ernaux, 82, është shkrimtarja e shtatëmbëdhjetë grua që fiton Nobelin, një çmim i konsideruar gjereësisht si më prestigjozi në botën e letërsisë. Por ajo është edhe e para shkrimtare franceze që merr këtë çmim.

Librat e Ernaux përfshijnë librin e saj të parë Les Armoires vides, një kronikë e guximshme e rinisë së saj nga klasa punëtore, përfshirë një abort të kryer kur procedura ishte ende ilegale në Francë, dhe, Passion simple (Një pasion i thjeshtë), sjellë në shqip nga Klarita Lagji. Një pasion i thjeshtë u bë një libër i shumëshitur në Francë dhe flet për një marrëdhënie pasionante me një diplomat të huaj të martuar.

Një nga librat më të njohur të saj jashtë Francës The Years – Vitet, është një autobiografi eksperimentale që mbledh bashkë ngjarjet e mbi 70 viteve të jetës së Ernaux me ngjarjet nga historia e Francës. Në vitin 2019 ku libër ishte pjesë e listës së shkurtër të përzgjedhur për çmimin ndërkombëtar Booker, një çmim i madh për letërsinë që jepet në Britaninë e Madhe. “Kjo është një autobiografi ndryshe nga çdo gjë tjetër që mund të kesh lexuar,” shkroi Edmund Ëhite në një shkrim për këtë libër në