Kjo është gazetarja e cila po nxit tensione ndëretnike

0

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni konsideron se gazetarja Mirka Velinovska bën thirrje për dhunë dhe nxit tensione ndëretnike.

Siipas tyre, gjuha e urrejtjes dhe format e ndryshme të thirrjes për dhunë dhe jotolerancë vazhdojnë të jenë dukuri në diskutimet publike në Maqedoni.
Komiteti i Helsinkit konsideron se Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë Maqedoni-Bullgari, si edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, përfshi bisedimet për emrin, janë bërë spirale nacionalizmi, ksenofobie, irredentizmi, reagimeve etnocentrike.

Komiteti konsideron se në emisionin “Late Night Show” të gazetarit Milenko Nedellkovski, e ftuara Mirka Velinovska përdor fjalë ofenduese dhe nënpmuese për shqiptarët në Maqedoni dhe më gjërë, duke i paraqitur si armiq të maqedonasve etnik.

Ajo ka përmendur edhe terror nëpër rrugë në Maqedoni, si përgjigje ndaj proceseve të lartëpërmendura politike dhe shoqërore. Komiteti i Helsinkit do të inicojë padi penale për këtë rast./Gazeta Express/