Kjo është godina e vërtetë ku u mbajt Kongresi i Alfabetit, prona e familjes Gërmenji (FOTO)

0

Nëntori i vitit 1908 Manastirin e gjeti një vatër kulturore dhe arsimore shqiptare. Pikërisht hotel “LIRIA” ishte destinacioni ku pikë takoheshin veprimtarë e personalitete shqiptare të asaj periudhe. Sot pak kush e di se në hotelin “LIRIA” që ishte i familjes së patriotit shqiptar Themistokli Gërmenji u mbajt Kongresi i Afabetit nga 14 – 22 Nëntor në “Sokakun e gjerë” në zemër të Manastirit, përcjell INA. Vetë Gjergj Qiriazi e thotë këtë në kujtimet e tij. Me pushtimin serb pas luftërave ballkanike, hoteli i konfiskohet familjes Gërmenji nga Mbretëria serbe dhe emërtohet hotel “Evropa”.

Konfiskimi i hotelit nga serbët

Kështu vazhdoi deri në Luftën e parë Botërore kur erdhën bullgarët si okupator të Manastirit. Ata po ashtu konfiskuan hotelin nga serbët, por ia lan të njejtin emër. Edhe gjatë luftës së Dytë Botërore ishte Hotel “Evropa”. Pas Luftës së dytë Botërore u nacionalizua nga shteti jugosllav dhe më as pronarët si dihen se kush janë saktë, sepse janë bërë ndryshime të mëdha rrënjësore pronësore të këtij objekti. Dokumentet nga periudha Osmane i kanë në posedim familjarët e Gërmenjëve, por nuk dijnë si ta kërkojnë, dhe pas ligjit për denacionalizim tanimë vështirë të kthejnë objektin e tyre, vetëm përmes ndonjë rruge institucionale ndërkombëtare. Sot në këtë objekt qëndron konsullata e nderit e Serbisë, Rumanisë, dhe dje u hap edhe zyra e konsullatës së nderit të Shqipërisë.
Godina ku po shënohen manifestimet dhe që është shndërruar në Muzeun e Kongresit të Alfabetit atëkohë ishte një çerdhe për fëmijë, ndërsa më pas ka qenë selia e ndërmarrjes së ujit të Manastirit.(Fërgim Demiri/INA)

Objekti sot ku janë të vendosura konsullata e nderit serbe, rumune dhe dje ajo shqiptare