“Kjo është hajgare, unë nuk jam fetar hiç”- Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë

ina-online
ina-online

29/11/2023

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë.

“Këto janë hajgare”, tha ai, derisa shtoi: “Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, tha Geci.

Për 28 Nëntor, Geci tha se e ka vizituar kishën në Llapushnik të Drenasit dhe një xhami në Podujevë, imamin e së cilës tha se e ka mik.

“Unë nuk jam fetar fare, hiç hiç. Bile qeta me mjekrra i urrej, shumë i urrej. Me dalë ai me e quejt flamurin leckë, me dalë ai tjetri me thanë bën me marrë çikën a axhës për grua, s’sështë haram, kjo është tmerr o vëlla”, tha ai për Express.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së pranoi se do të donte ta kishte një emër shqip dhe se këtë ua ka thënë edhe të pranishmëve në kishë, por tha se s’ka arsye ta ndërrojë emrin tash.

“Jo more vëlla, emrin as s’e ndërroj, se unë nuk jam fetar fare. Unë nuk kam nevojë me e ndërru fenë kur nuk jam fetar. Unë emrin s’e ndërroj me ma dhanë botën, se e kam emrin që ma kanë lanë baba e nana”, tha ai.

Geci tha se ka kontaktuar me “atë që e ka qitë” postimin se ai është konvertuar në katolik dhe e ka ndërruar emrin.

“E thirra atë që e ka qitë. Tha jo unë nuk e kam qitë, e ka qitë tjetërkush. Po hajt s’është kjo punë… Unë absolutisht nuk kam nevojë me e ndërru fenë sepse nuk jam fetar fare”, theksoi ai.

“Veç e kam lanë amanet që asnjë fjalë arabisht nuk bën me ma thanë te varri, kur të shkoj në varr. Nëse vini me më varros, varrosmëni shqip”, shtoi ish-komandanti.

Faqja “Famullia e Shën Mëhillit në Doblibarë të Gjakovës”, postoi një fotografi në Facebook së bashku me një njoftim për “pagëzimin e ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci”, për të cilin u tha se është pagëzuar me emrin Kastriot.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

INFO

NA NDIQ