Kjo është lidhja e veçantë me Kosovën e kryeministrit potencial të Holandës

Picture of INA
INA

31/10/2025

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Holandë, Rob Jetten – lideri i partisë liberale D66 – po shihet si kandidati kryesor për të marrë postin e kryeministrit të ardhshëm. Por ajo që deri më tani nuk ishte vënë re, është një detaj personal që e lidh drejtpërdrejt me Kosovën.

Në një postim të tetorit 2023, Jetten kishte treguar se dhjetë vite më parë, gjatë një udhëtimi me miqtë në Kosovë, kishte gjetur një këlysh të vogël me këmbë të thyer në rrugë.

“E mora në një kuti kartoni për ta çuar te veterineri, por kur u zgjova në mëngjes ajo po tundte bishtin pranë meje dhe unë u dashurova menjëherë,” kishte shkruar ai në Instagram.

Qenin e kishte quajtur “Muja” dhe e kishte marrë me vete në Holandë, ku u bë pjesë e familjes së tij për shumë vite. “Muja ishte rritur në rrugë dhe në fillim e pati të vështirë të përshtatej, por më mësoi shumë për durimin dhe më dha qetësi,” shkruan Jetten, duke treguar për lidhjen e veçantë që krijoi me kafshën nga Kosova.

https://www.instagram.com/jettenrob/?utm_source=ig_embed&ig_rid=937142f7-3298-4387-b890-53872ff9f011

Ky postim, që në atë kohë kaloi pa shumë vëmendje, po rikthehet tani si një detaj që tregon anën e ndjeshme dhe njerëzore të politikanit që mund të udhëheqë një nga vendet më të rëndësishme të Evropës.

Një figurë e hapur dhe moderne, Rob Jetten njihet për qasjen e tij progresive, për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTQ+ dhe për faktin që është një nga të paktët politikanë evropianë të deklaruar hapur si homoseksual – një tjetër dëshmi e karakterit të tij liberal dhe të guximshëm.

/Prive By Liberta Spahiu

TË FUNDIT

“Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Përfundon numërimi pas verifikimit të votave në Mitrovicë, ky është fituesi

Ja kush pritet ta jetë pasuesi i Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË