Kjo është ministrja e re e financave që do të marrë vizë edhe nga LSDM

0

Këshilli Qendror i LSDM-së në seancën e sotme do të duhet ta konfirmojë Nina Angellovska, drejtor ekzekutiv i platformës “Gruper” për kandidat për ministre të financave.

Angellovska u përfolte edhe si kandidate e mundshme për nënkryetare të LSDM-së, ka pranuar ftesën e kryeministrit Zoran Zaev të udhëheq me ministrinë e financave në Qeveri.

Nina Angellovska është bashkëthemeluese dhe drejtore ekzekutive e platformës Gruper dhe presidente e Asociacionit Komercial Eletronik. Që nga shkarkimi i Dragan Tevdovskit në qershor, me Ministrinë e Financave administrativisht ka udhëhequr zv.ministrja Shiret Elezi kurse politikat financuese janë drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev. Fillimisht Zaev kishte propozuar për të qenë vetë edhe ministër i Financave por Antikorrupsioni kumtoi që kryeministri nuk kishte të drejtë ligjore për të mbajtur edhe post ministror.