Kjo është ngjyra që po ua harxhon më së shumti baterinë e telefonit

0

Në samitin “Android Dev Summit”, kompania Google ka shpërndarë informacion me zhvilluesit e aplikacioneve në lidhje me atë se si smartfonët shpenzojnë baterinë.
Google potencoi se një nga format e dizajnit mund të jetë përgjegjës për shpenzimin më të shpejtë të baterisë së smarfonit, transmeton lajmi.net.

Ndriçimi është një nga faktorët më të dukshëm që kontribuojnë në shpenzimin e fuqisë së baterisë.

Një tjetër studim tregoi se problemi ishte krejtësisht tek ngjyra. Bazuar në këtë, ata konkluduan se ngjyra e bardhë është shpenzuesi më i madh i energjisë së baterisë së telefonit.