“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve

Picture of ina-online
ina-online

08/09/2024

Ekstremistë të maskuar serbë paralajmëruan se me datën 6 shtator do të bllokonin pikat e kalimit kufitar me Kosovën, duke bllokuar lëvizjen me dokumente të Kosovës, pra bllokuan makinat me targa të Kosovës dhe lejuan vetëm ato serbe që të lëvizin në territorin serb, gjë kjo e cila qoi në mbylljen e kufijve me Serbinë nga ana e Kosovës.

Por sot, të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë janë hapur për qarkullim të plotë dhe të papenguar, pasi u larguan të gjitha bllokadat në pjesën serbe të kufirit të shtunën pasdite.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.

closevolume_off
“Kështu serbët bënë një lloj linçimi kundër shqiptarëve, duke rikthyer kujtesën e kohës së Milosheviçit, kur Kosovën e sidomos shqiptarët i vuri në geto dhe i diskriminoi nën një regjim aparteidi. Seleksionimi i qytetarëve që do të kalonin ose jo në këto tri pika kufitare të Serbisë është absolutisht politikë e ushqyer nga pikëpamje raciste, diskriminuese dhe shpreh mentalitetin e Serbisë së sotme si të indoktrinuar ende me mitet e anti-shqiptarizmit, nën ndikimin e memorandumit të Vasa Çubrilloviçit të vitit 1937, „Shpërngulja e shqiptarëve“!”, thotë Bytyçi.

Sipas tij, vendosja e reciprocitetit në lëvizjen e lirë, ndikoi që bllokada serbe të dështojë.

“Për këtë arsye ministri I Brendshëm, Zveçla, urdhëroi mbylljen e dy prej këtyre tri pikave kufitare, me qëllim që të vendoste një masë reciprociteti dhe pala e Kosovës të bllokonte lëvizjen e serbëve në Kosovë. Ai zbuloi faktin se njerëz të maskuar në anën tjetër të kufirit, në anën e Serbisë, kryenin operacione policore. Ishte i mjaftueshëm ky fakt për të mos lejuar veprimtarinë e paligjshme të uniformave të zeza me maska. Kam përshtypjen se vendosja e reciprocitetit në lëvizjen e lirë, ndikoi që bllokada serbe të dështojë. Por dështimi erdhi edhe për faktin se serbët nuk iu përgjigjën thirrjes së „çetnikëve“ serbë për bllokada dhe bojkot”, shton Bytyçi.

Më tej, Bytyçi kritikon edhe qasjen e bashkësisë ndërkombëtare për mos reagimin e tyre.

“Interesant është se bashkësia ndërkombëtare nuk reagoi për aktin bllokues të ekstremistëve serbë në këto tri pika. Është interesant gjithashtu fakti se bllokada u bë në pikat kufitare në veri. Nuk u bllokuan p.sh pikat kufitare të Anamoravës e gjetkë në verilindje të Kosovës. Ky lloj diferencimi ishte sinjal i qartë se serbët e realizuan këtë aksion diversiv sa për të tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve. Por gozhda hasi në beton të pathyeshëm. Ekstremistët serbë nuk ia dolën të realizojnë asgjë prej qëllimeve të tyre, edhe pse ambasadorët i toleruan, duke mos reaguar me asnjë fjalë kundër këtyre veprimeve të paprecedenta. Ata do ta izolonin Kosovën, nëse shqiptarët do të kishin kryer një akt si ky. Por për serbët nuk thanë asgjë. Megjithatë autoritetet shtetërore të Kosovës duhet të jenë të kënaqur që ambasadorët e QUINT-it nuk dolën me ndonjë deklaratë për të „dënuar“ aktin e bllokimit të kufirit në dy pikat e veriut nga ana e ministrit të Brendshëm”.

“Është gjithashtu për t’u përmendur se kjo bllokadë e serbëve ndodhi në territorin e Serbisë, çka përkthehet në përpjekje për të izoluar Kosovën nga Serbia. Kjo do të thotë se Serbia i trembet Kosovës, sidomos në sukseset e saj në ushtrimin e lirisë e të demokracisë, por edhe në fushat e tjera të zhvillimit të sukseshëm”, thekson Bytyçi.

Ai thotë së e gjithë kjo është një lojë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Me datën 6 në drekë dhashë një intervistë në emisionin Kosva Today të Klan Kosovës. Diku 6 orë para fillimit të protestës së serbëve. Thashë se kjo është një lojë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për t’u thënë politikanëve kundërshtarë se “E shihni! Ne organizojmë bllokada, por populli nuk na përgjigjet”! Pjesmarrja e ulët dhe mbyllja e këtij aksioni ditën e sotme, me 7 shtator, dëshmoi se përfundimisht Serbia ka dështuar në Kosovë. Serbia duhet të përgatitet për njohjen juridike dhe jo vetëm de facto të shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe integritetit territorial të saj. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk I bëjnë punë Beogradit as ushtria, as avionët e Macronit “Raffalo”! ka vetëm një mundësi dhe një rrugë: – Të njihet shteti I Kosovës dhe të vendoset paqja dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perendimor”.

Por a do ta bëjë këtë Serbia?

“Unë mendoj se po. Vërtet disa ambasadorë perëndimorë po marrin çdo ditë në mbrojtje politikat destruktive të Serbisë në Kosovë dhe po sillen si „agresorë“ me viktimën e Serbisë, Kosovën. Por Fuqitë e Mëdha anëtare të NATO-s nuk janë në një mendje. Jo rastësisht Hakan Fidan, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë e vizitoi Kosovën po atë ditë dhe madje takoi e bisedoi me komandantin turk të KFOR-it. Nga ana tjetër, qeveria dhe presidentja e Kosovës ruajtën gjakftohtësinë në maksimum dhe nuk ranë në kurthin e provokimeve serbe. Ndërkohë që në terren ishte e pranishme policia profesioniste e Kosovës. Për mua Kosova është tashmë një vend i çliruar prej Serbisë. Do të duhen edhe disa hapa, kryesisht për integrimin e serbëve të veriut në institucione lokale dhe qendrore. Por edhe në këtë drejtim ka tashmë një ndërgjegjësim masiv. Procesi nuk kthehet dot më mbrapa. Serbët nuk do të guxojnë të përsërisin më Banjskën e para një viti”, shprehet Bytyçi.

Për fund, Bytyçi thotë se 24 shtatori i vitit të kaluar ishte kapitullimi i dytë i Serbisë, pas marrëveshjes së Kumanovës.

“Nuk ka më kapitullim të tretë, edhe nëse Vulin takohet një milion herë me Vladimir Putin, ose Vuçiq me ambasadorin rus në Beograd! Fati i Kosovës është vendosur dhe vendoset në Kosovë. Asnjë autoritet tjetër jashtë saj nuk mund ta vendosë këtë fat. Beogradi jo dhe jo!”, përfundon profesor, doktor Enver Bytyçi.

TË FUNDIT
4 minuta
Lajmi i mirë, Qeveria rrit pensionet për 20 për qind
2 orë
Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar
2 orë
Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë
4 orë
Gjykata e Hagës nuk i dha leje Jakup Krasniqit të merrte pjesë në varrimin e vëllait
4 orë
“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

ME TE LEXUARA

4 orë
Irmela dhe Jasmini, çifti i ri i sapomartuar që të përqafuar u gjetën pas vërshimeve në Jabllanicë
1 ditë
Tre të vdekur në rrugën Gjilan-Prishtinë, vetura përfundoi në Liqenin e Badovcit
4 orë
Shqiptarët "zero" përfaqësim në Qytetin e Shkupit, Fetai: Arsovska poshtëroi parnterin e saj BDI-në
1 ditë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes shqiptare që u bë dorë e zgjatur për shumë gra (VIDEO)
4 orë
“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

LEXO MË SHUMË

pensionist

Lajmi i mirë, Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

kasami meidani

Kasami dhe Meidani shpërndanë abetaren e unifikuar

erdogan

Si Erdogan shantazhon Evropën me refugjatët sirianë

Jakup Krasniqi

Gjykata e Hagës nuk i dha leje Jakup Krasniqit të merrte pjesë në varrimin e vëllait

halil kastrati

“Jetimat e Ballkanit” dorëzojnë dy shtëpi në Kërçovë

qyteti-shkupit

Shqiptarët “zero” përfaqësim në Qytetin e Shkupit, Fetai: Arsovska poshtëroi parnterin e saj BDI-në

cifti jabllanica

Irmela dhe Jasmini, çifti i ri i sapomartuar që të përqafuar u gjetën pas vërshimeve në Jabllanicë

robert fico

Nuk ka NATO për Ukrainën, derisa të jem kryeministër, kërcënon kryeministri sllovak

dragan-daravelski

Daravellski, ish-shefi i doganës dikur i dënuar për kriminalitet, rikthehet aksionar dhe pronar biznesesh

INFO

NA NDIQ