Kjo është nota fantastike e Vedat Muriqit në fitoren e Fenerbahces ndaj Gaziantep

0

Vedat Muriqi e zbehu në njëfarë formë shkëlqimin e tij në duel me Gaziantep, ku asistoi dhe shënoi për t’i dhuruar skuadrës së tij tri pikë tejet të mëdha në luftën për titull, shkruan GazetaBlic.

Sulmuesi nga Prizreni fillimisht asistoi për Krusen që shënoi në minutën e 51’të, para se në minutën e dytë shtesë të vulos fitoren e Fenerit në udhëtim. Gjithsesi, ai ishte njeriu i ndeshjes, përkundër faktit se u përjashtua pak sekonda para kohe, me ç’rast nuk mund t’i takojë epiteti i “Man of the match”.Më poshtë edhe disa statistika tjera interesante të paraqitjes së sontme të tij.