Kjo është oferta e supozuar e Putinit për Zelensky: propozimi nuk është aq ekstrem sa priste Kievi, a do ta pranojë Zelensky?

Picture of designer@fetishimedia.ch

09/03/2022

Bisedimet për armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës janë në një fazë kritike, thanë zyrtarë izraelitë të paidentifikuar për Axios.

Izraeli si vend që ka marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, është gjetur në rolin e një lloj ndërmjetësi mes dy palëve. Zyrtarët izraelitë që janë pjesë e bashkërendimit të negociatave thonë se ka pasur zbutje të qëndrimeve nga të dyja palët në 24 orët e fundit.

“Rusët tani thonë se duan vetëm të çmilitarizojnë rajonin e Donbasit, i cili përfshin dy republika separatiste renegate të njohura nga Putin.  Ndërsa, presidenti ukrainas, Zelensky ka thënë publikisht se Ukraina tani nuk insiston më për t’u bashkuar me NATO-n.  Këto janë shenja se përparimi drejt një zgjidhjeje diplomatike ishte i mundur”, thonë për  Axios, zyrtarë izraelitë, përcjell INA

Kryeministri izraelit Naftali Bennett të shtunën vizitoi Moskën dhe takoi Putinin, ndërsa menjëherë më pas, ai foli me Zelenskyn, por edhe  me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Bennett pas këtyre bisedave ka telefonuar sërish Putinin, për t’ia përcjell qëndrimet e presidentit ukrainas.

Sipas Axios, dy zyrtarë izraelitë thanë se Bennett nuk i ofroi Putinit dhe Zelenskit asnjë plan apo kornizë dhe se ai vetëm po përcillte mesazhe midis liderëve. Në një takim me Putinin, Benett përcolli ide nga Ukraina dhe vende të tjera, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, për të zbuluar reagimin e Putinit dhe për të vlerësuar nëse ai është apo jo fleksibël në lidhje me kushtet e tij aktuale të armëpushimit.

Bennett dhe bashkëpunëtorët e tij informuan Ukrainën, administratën Biden, Francën dhe Gjermaninë për takimin me Putinin. Zyrtarët izraelitë e shohin pozicionin e tyre përmes rolit të ndërmjetësit në përcjelljen e qëndrimeve të Putinit tek Zelensky dhe Perëndimi.

Izraelitët u kanë treguar Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë detaje të propozimeve të Putinit për Zelensky. Ai propozim nuk është aq ekstrem sa prisnin autoritetet ukrainase.  Propozimi nuk përfshin ndryshimin e regjimit në Kiev dhe i lejon Ukrainës të ruajë sovranitetin e saj.

Një zyrtar i lartë izraelit ka thënë se Zelensky është në një udhëkryq dhe duhet të zgjedhë midis dy opsioneve: të pranojë një propozim rus që është i vështirë për Ukrainën, por që do të ruante sovranitetin dhe do të ndalonte luftën, ose do ta refuzonte atë dhe do të rrezikonte një përshkallëzim serioz të një sulmi rus që mund të përfundojnë në katastrofë për Zelenskyn dhe Ukrainën.

Zyrtarët izraelitë thanë se Izraeli dhe vendet e tjera perëndimore nuk do të bënin presion ndaj Ukrainës për të zgjedhur një rrugë, por shprehën shqetësimin se nëse negociatat dështojnë, lufta do të hynte në një fazë të re dhe më të dhunshme dhe se Putini do të tërhiqte propozimin dhe do t’i kthehej negociatave. (INA)

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1
Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës
1
Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës
1
Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur
1
Marsh protestues për ndotjen
1
S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

LEXO MË SHUMË

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair