Kjo është pilotja shqiptaro-amerikane që mori pjesë në bombardimet e NATO-s, pas 24 marsit 1999

0

Zëdhënësi për media në PDK, Bashmir Xhemaj së fundmi ka publikuar një fotografi me një domethënje të madhe. Ai ka njoftuar qytetarët me një emër jo të njohur, që ka merita të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për piloten shqiptaro-amerikane që mori pjesë aktivisht në bombardimet e NATOS pas 24 marsi 1999.

Ky është postimi i tij: Kjo është Faruza Kalaba, një emër jo shumë i njohur por që sot e ka vendin e saj. Me prejardhje shqiptare, babin nga Kosova, Kalaba është pilotja shqiptaro-amerikane që mori pjesë aktivisht në bombardimet e NATO/së pas 24 marsit 1999. Krenohemi me të dhe dashurinë që ushqeu për origjinën e saj duke e ndihmur Kosovën në ditët më të veshtira. Përjetë mirënjohës Amerikës, Gjermanisë, Francës, Britanisë e shumë vendeve që i’u përgjigjen thirrjes së mijëra shqiptarëve këtu e 21 vite më parë.