Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitoren e dytë në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të përzgjedhurit e Primoz Gliha triumfuan sonte 1:0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.
Kosova mbetet e katërta në Grupin I, tani me 10 pikë të grumbulluara.
“Dardanët” janë ende matematikisht në garë për kualifikim historik, por se nuk varet gjithçka nga ta.
Renditja në grup:
1. Rumania 8 4 4 0 13:4 16
2. Zvicra 7 4 3 0 20:8 15
3. Izraeli 7 3 2 2 7:8 11
4. Kosova 8 2 4 2 9:8 10
5. Bjellorusia 8 1 3 4 7:14 6
6. Andorra 8 0 2 6 3:17 2