Kjo është shtëpia e një ish-drejtori të Qeverisë së kaluar (FOTO)

 Kjo shtëpi luksoze gjendet në periferi të Shkupit, në zonat ku janë ndërtuar vila luksoze. Ajo është ndërtuar në stil të veçantë me gurë dhe me një plan tejet të veçantë. Bëhet fjalë për shtëpinë e Shaban Saliu, ish-drejtori i Drejtorisë për Shpëtim dhe Mbrojtje, që është drejtori qeveritare.

Shaban Saliu është pjesë e partisë rome që bën pjesë në koalicionin me VMRO-DPMNE.

Vila të tilla luksoze kanë edhe ish-funksionarët e tjerë të cilët kryesisht i kanë të ndërtuara në lagjet Vodno, Ilinden, Bardovci dhe lagje tjera të Shkupit. Një pjesë e këtyre ish-funksionarëve dyshohen për veprime kriminale dhe keqpërdorim të buxhetit shtetëror, por deri tani të gjitha rastet kanë ngelur vetëm në letër dhe të shkruar nga mediat. (INA)

Фотографија на Bobi Ilievski.

Фотографија на Bobi Ilievski.