Kjo është vajza yll e Afërdita Demakut, dëgjoni hitin e saj (Video)

0

“Rram pam pam”, ky është titulli i këngës më të re të Dona Janovës dhe ky i bie të jetë titulli më interesant i dëgjuar deri më tani. Kënga është ritmike dhe me gjasë do të shndërrohet në hit. Dona Janova është këngëtare e re në industrinë e muzikës në vend, por që tingëllon shumë mirë dhe duket e lindur për muzikë.

“Rram pam pam” vjen me tekst të Ghulos, muzikë dhe orkestrim nga Granit Gashi, regjistruar në studio “Massive Production”. Videoklipi është punuar nga Endrit Krasniqi, ndërkaq drejtor i fotografisë është Adonis Krasniqi. Dona nuk është rastësisht në skenë. Ajo është vajza e yllit të muzikës, Afërdita Demaku. Nuk thonë kot që dardha bije nën dardhë. Ndiqni Dona Janova me “Rram pam pam”. /Zhurnal/