Kjo mund të jetë arsyeja pse Einxhel dhe Donaldn nuk flasin jashtë

Së fundmi një nga deklaratat brenda “Big Brother Vip”, që ka qenë në qendër të vëmendjes në mbrëmjen e djeshme të prime-s, ishte konflikti mes Einxhel dhe Donaldit.

Ndërkohë ata kishin theksuar se kanë pasur një konflikt jashtë, por nuk kanë treguar detaje se përse, shkruan GazetaBlic.

Por thuhet se shkak mund të jetë eksperienca e Einxhel në emisionin e “Binjakët show”, nga Donaldi dhe Romeo, ku Shkira kishte një rubrikë por më pas u largua nga aty.

Dhe pas largimit ajo kishte krijuar një rubrikë ‘Instagram’, ku u pyet për motivet e ndarjes me aktorët Romeo dhe Donald Veshaj.
Përgjigja e saj nuk ishte direkte por ajo ndërkohë në një pyetje se çfarë dëshironte që të zhduket bashkë me Covid-19, Shkira zgjodhi njerëzit që nuk janë korrektë me pagesat.“Njerëzit jo korrektë me pagesat, e dini çfarë dua të them”, ka thënë ajo.