Kjo shtëpi e Xherdan Shaqirit çoi në këmbë zviceranët, kjo ishte arsyeja

Viti 2021 ka pasur shumë ngjarje atraktive dhe madje edhe të jetës private. Shumë prej tyre e kanë ende të freskët zhurmën e fillim shtatorit të vitit 2021, lidhje me shtëpinë e yllit të Kosovës, Xherdan Shaqiri, anëtar i Kombëtares së Zvicrës dhe skuadrës franceze Lyoni.

Pse u bë gjithë ajo zhurmë në fillim të shtatorit për shtëpinë e re të Shaqirit? Çfarë po kërkonin banorët përreth shtëpisë së tij?

Shtëpia e re e Xherdan Shaqirit kundërshtohej nga banorët e lagjes!

“Anëtari i ekipit kombëtar zviceran dëshiron të ndërtojë vendbanimin e tij të ri në Rheinfelden AG – por është ndeshur me kritika dhe kundërshtime në lagje.
Ndërtimi i të cilës po kundërshtohet nga banorët e Rheinfelden në Zvicër”, shkruan mes të tjera “Blick” me 7 shtator të vitit 2021.

Shaqiri po planifikon ta ndërtojë një shtëpi ëndrrash shumëkatëshe me 270 metra katrorë. Në të përfshihet një pishinë, disa ballkone dhe një zonë e bukur e jashtme. Vila nga betoni ofron hapësirë të mjaftueshme për gjithë familjet.

Makinat e Shaqirit po ashtu nuk do të neglizhohen. Sipas planit, në garazhë në katin përdhese mund të zë tri veturat e yllit të ri të Lyonit. Aty ka edhe një stacion të karikimit elektrik. Projekti ishte planifikuar nga arkitekti Ernico Kyburz me seli në Kill]angen.

Siç kishte shkruar “20 minute” një arkitekt vendas, vila do të mund të ndërtohet nëse plotësohen gjitha standardet dhe rregulloret e ndërtimit. Gjatë vitit që e lamë pas, Shaqiri përveç si futbollist i jashtëzakonshëm, ishte i përfolur edhe për shtëpinë e tij. E dyta, Shaqiri ka pasur një viti për mbamendje me Kombëtaren e Zvicrës, përveç si kapiten edhe u kualifikuan direkt në Kampionatin Botëror. E treta, Shaqiri nuk ka pasur ecuri të mirë me Lyonin, ku edhe sot diskutohet largimi nga klubi i njohur francez./Kemajl Goca/Bota Sot