Klientëve në restorant iu shërbehet gabimisht vera 5.000 dollarëshe

0

Disa klientë fatlumë patën mundësi të shijonin një shishe verë që kushtonte plot 4500 paund në një restorant në Britaninë e Madhe, raporton BBC.

Menaxheri i restorantit ‘Hawksmoor Manchester’ shkroi në Twitter se shpresonte që klientët ta kishin shijuar darkën e tyre pasi iu ishte shërbyer një shishe vere Chateau le Pin Pomerol e vitit 2001.

Klientët porositën një Bordeaux që kushtonte 260 paund, dhe morën një shishe me pamje po aq ‘vintage’ por që kushtonte 17 herë më shumë.

Pjesëtarët e stafit që bënë gabimin e tmerrshëm u kujdesën ta mbanin gojën mbyllur dhe vetëm më vonë menaxheri e kuptoi çfarë kishte ndodhur, tha një zëdhënës.