Klienti anonim lë bakshish 13 mijë euro në një restaurant

Një klient i një restauranti në New Hampshire, la një super bakshish prej 16 mijë dollarë kthyer në euro, janë rreth 13 mijë, pasi porositi pak gjëra për të ngrënë të cilat nuk preknin vlerën as të 20 eurove.

Si fillim, stafi nuk e vërejti këtë gjë, por kur e panë u shtangën dhe menduan se ishte një gabim. “Ishte afër regjistrit dhe ai tha tre herë; mos e hargjoni në një vend”, tha pronarja, duke shtuar tutje se pasi e kishte parë shumën e kishte pyetur, “Oh Zoti im, a e ke seriozisht?”, e më pas përgjigja e tij ishte, “Dua ta mbani, ju punoni fort”. Pronarja gjithashtu foli me klientin pasi mendoi se ai kishte gabuar, por ai e mohoi këtë gjë dhe kërkoi që të mbetej anonim./21Media