Klinika në Kozle është thuajse e mbushur plotësisht

INA
INA

23/12/2023

Rreth 70 për qind e kapaciteteve të klinikës universitare “Kozle” janë të mbushura me fëmijë. Prej gjithsej 100 krevateve, 67 janë të zëna, shkruan Alsat.

Drejtori i spitalit tha se kjo për momentin nuk paraqet problem pasi çdo ditë ka pranime dhe lëshime dhe situata po menaxhohet mirë.

“Kapaciteti i spitalit numëron deri 100 krevate për fëmijë dhe 100 krevate për nënat.. Kemi vende edhe 30, por dita ditës vijnë dhe shkojnë pacientë të shëruar”, tha Jetmir Ziberi, drejtori mjeksor i “Kozles”.

Mjekja Mirjana Popovska tha se më së shumti ka fëmijë të prekur me infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, ndërsa dominon virusi RSV. Popovska tha se ajri i ndotur ka ndikim të madh te pasqyra klinike e fëmijëve.

“Në këtë moment kemi te hospitalizuar 67 fëmijë, që janë me infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, dominon virusi RSV. Kategoria më e prekur janë foshnjat deri në 3 muaj dhe janë më kritikë dhe kanë pasqyrë klinike më kritike …. Ndotja është një faktor i rrezikshëm I madh që ta komplikojë pasqyrën klinike te një fëmijë. Megjithatë edhe vetë grimcat PM 10 kur bien në tokë, ndërsa fëmijët janë më të vegjël dhe më afër tokës dhe meqë më shpejtë marrin frymë dhe ato toksina të grimcave PM mund të bëjnë problem te organizmi i tyre më shpejt”, theksoi Mirjana Popovska, mjeke.

Përndryshe, prej sot, spitali i fëmijëve “Kozle”, me vendim të Qeverisë, shndërrohet në klinikë universitare dhe zgjeron veprimtarinë e vet./ Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vmro-bdi

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

foshnje bebe

Të dhëna alarmante/ Martohen vëlla e motër në Veles se u ngatëruan gjatë birësimit

kuvendi-jashte-1024x681-1024x681-780x470-1-696x419-1

Seancë e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

naim-bajrami

Krahu i Selës i ASH-së vetë apo koalicionim për zgjedhjet, flet Bajrami

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

INFO

NA NDIQ