Klitschko duke drejtuar Leopardin e fuqishëm gjerman, publikohet video (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/02/2023

Pamjet e Vladimir Klitschko, ish-kampion i boksit dhe vëllai i kryebashkiakut të Kievit, Vitaly, duke drejtuar tankun e fuqishëm gjerman Leopard 2 janë publikuar sot në mediat dhe rrjetet sociale ukrainase.

Tanket e para gjermane iu dorëzuan autoriteteve ukrainase gjatë ditës së djeshme.

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, e postoi videon në rrjetet sociale. Ajo tregon Klitschko duke drejtuar tankun në një zonë të pyllëzuar.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do ta drejtoja këtë mace. Një vit lufte në Ukrainë. Një vit vuajtjesh, por edhe një vit vullneti, më i fortë se kurrë”, thotë Klitschko në videon e publikuar.

Më pas ai falënderoi Gjermaninë dhe botën e lirë “për gjithçka që po bëjnë për Ukrainën”.

Besohet se këto tanke moderne mund të luajnë një rol të rëndësishëm në kundërsulmin e shpallur të Ukrainës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Nora-Taravari-921x614

Zonja Nora Taravari tregon për jetën me doktorin dhe arsyen pse ai vendosi të kandidojë për president

INFO

NA NDIQ