Sonte nga ora 21:00, Liverpool ballafaqohet me Wolves në ndeshjen e mbetur të xhiros së 7 në “Premier League”.
Para këtij dueli, Klopp ka folur edhe për të ardhmen e tij ME klubin aktual.
“Ne e kemi të ardhmen së bashku, është vendimi jonë se si i zgjidhim punët. Kemi vlera, kemi principe. Nuk dëshirojmë të jemi klub tjetër. Ne jemi të ndryshëm si klub. Ne kemi të ardhme të përbashkët”, tha Klopp.
Liverpool pas 23 ndeshjeve të zhvilluara në “Premier League”, gjendet në pozitën e 7 me 36 pikë të grumbulluara.