Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se afati kalimtar i skuadrës së tij mund të ketë ende pak lëvizje.
Reds nuk kanë qenë shumë aktivë në afatin e dimrit, duke nënshkruar vetëm me Cody Gakpon nga PSV Eindhoven.
Pavarësisht shtimit të një sulmuesi të profilit të lartë, shumë tifozë të Liverpoolit janë të zhgënjyer që një mesfushor nuk ka ardhur.
“Kjo varet nga ofertat”, deklaroi Klopp në lidhje me çdo prurje ose dalje para 31 janarit.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për pothuajse çdo gjë”.
“Nuk e di, data 31 është afati dhe do të shohim. Unë nuk e di”, ka shtuar më tej gjermani.
Reds mund të jenë afër shitjes së Nat Phillips me një marrëveshje të përhershme.