Klopp gjen përforcimin e ri në Liverpool

0

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka identifikuar një përforcim të ri. “The Express” raporton se Reds kanë shfaqur interesim për mbrojtësin e Bournemouth, Lloyd Kelly, transmeton lajmi.net.

Klopp dëshiron të përforcojë mbrojtjen pas largimit të Dejan Lovren dhe beson se 21 vjeçari do të ishte blerje e dobishme për ekipin kampion të Premierligës për faktin se mund të aktivizohet në qendër dhe si mbrojtës i majtë.

Kelly vlerësohet shumë nga Eddie Howe përkundër një sezoni të munduar nga lëndimet. Mirëpo, Liverpool do ta sfidojë rezistencën e Bournemouth me një ofertë gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/