Klopp i kënaqur për fillimin e mbarë të sezonit

0

Jurgen Klopp e ka mirëpritur fillimin e mbarë të sezonit në Ligën Premier pas triumfit të lartë ndaj West Ham Unitedit.

Në ndeshjen e parë të edicionit 2018/2019, Redsat fituan me rezultat 4-0 në Anfield, me golat e Mohamed Salah, Sadio Mane (dy gola) dhe Daniel Sturridge.
Natyrisht se ky triumf e ka gëzuar trajnerin, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatin dhe paraqitjen e skuadrës.“Një fillim shumë i mirë, padyshim. Po, është një fillim i përsosur, sepse e fituam ndeshjen”, ka thënë Klopp.Ai ka sqaruar se ndeshjet parasezonale dallojnë shumë nga sfidat e vërteta në Ligën Premier, prandaj ka dashur ta shohë se si do të luajë skuadra e tij në takimin e parë sezonal.Trajneri i ka komentuar edhe momentet e rënies së intensitetit të lojës dhe ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë më të qëndrueshëm gjatë lojës, përkundër se janë në epërsi.

Në xhiron e dytë, Liverpooli do të luajë kundër Crystal Palace dhe ka një tjetër mundësi për të arkëtuar pikë të plota.

Komentet

komentet