Klubet angleze konfirmojnë se heqin dorë nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane

Liverpooli, Manchester Unitedi, Arsenali, Tottenhami e Chelsea edhe zyrtarisht kanë konfirmuar se heqin dorë nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane. Pesë klubet angleze i janë bashkuar Manchester Cityt, që pak orë më pak konfirmoi vendimin.

“Manchester Unitedi nuk do të marrë pjesë në Superligën Evropiane. Ne kemi dëgjuar me kujdes reagimet e tifozëve tanë, qeverisë britanike dhe aksionarëve kryesorë”, thuhet në komunikatë të Unitedit.

“Si rezultat i dëgjimit tuaj dhe komunitetit të gjerë të futbollit në ditët e fundit ne tërhiqemi nga Superliga Evropiane e propozuar. Kemi bërë gabim dhe kërkojmë falje për këtë”, thuhet nga Arsenali.

“Liverpooli mund ta konfirmojë se është tërhequr nga plani i propozuar për formimin e Superligës Evropiane”, thuhet nga Liverpooli./Koha.net