Me datë 19-21 maj u mbajtë kampionati mesdhetar për kadet, junior dhe senior në Tunis të Tunisis ku Klubi i Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova morri pjesë me tre garues dhe arriti këto rezultate;
Besart Memeti fitoi medaljen e argjent në kategorin e juniorëve deri 55 kg, Ylli Bilalli fitoi medaljen e bronzt në kategorin e juniorëve deri 68 kg. Gjithashtu dy garuesit tanë ishin pjesë e ekipores së Maqedonisë së Veriut ku ishin të pafat dhe përfunduan në vendin e pestë.
Mursel Misini ishte i pafat në kategorin e seniorëve deri 75 kg ku u plasua në vendin e pestë, ndërsa ishte gjithashtu pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në konkurenc ekipore ku dhe fituan medaljen e bronzt.
“Klubi i Karatesë “Bashkimi” nga Kumanova morri pjesë me tre garues dhe arriti ti fitoj gjithsej tre medalje. Faleminderim i veqant shkon për të gjithë ato që na mbeshtetën dhe na mundsuan të jemi pjesmarrës në këtë eveniment madhështor”, thuhet në njoftim. (INA)